Njësoj sikur dikush të jetë me kamping në trurin tuaj!
Helen Fisher*
Unë dhe kolegët e mi, Art Aron dhe Lucy Brown, dhe të tjerë, skanuam trurin e 37 njerëzve të cilët ishin marrëzisht të dashuruar. 17 prej tyre ishin lumturisht të dashuruar, 15 prej tyre sapo i kishin lënë partnerët, dhe tani do të fillojmë eksperimentin tonë të tretë: Studimin e njerëzve që raportojnë se janë ende të dashuruar edhe pas 10 – 25 vite martesë.
Kështu, kjo do të jetë edhe historia e shkurtër e kërkimit tonë.
Në xhunglat e Guatemalës, në Tikal, gjendet një tempull. Ai është ndërtuar nga i madhërishmi Mbreti Diell, një nga qytet-shtetet më madhështorë, të civilizimit të madh të Amerikës, majat. Emri i tij ishte Jasaw Chan K’awiil.
Tempulli është 1.83 meta i lartë. Ai jetoi deri në të 80-tat e tij, dhe u varros poshtë këtij monumenti në vitin 720-të përpara Krishtit.
Mbishkrimet e majave deklarojnë se ai ishte thellësisht i dashuruar me gruan e tij. Kështu, ai ndërtoi një tempull në nderim të saj, një tempull përballë tempullit të tij. Dhe, çdo pranverë dhe vjeshtë, ekzaktësisht gjatë ekuinoksit, dielli ngrihet mbi tempull, duke e mbuluar temullin e saj me hijen e tij. Dhe ndërsa dielli perëndon pas tempullit të saj mbasdite, ai mbulon tempullin e tij me hijen e saj. Pas 1,300 vitesh këta dy dashnorë, ende puthen dhe preken nga përtej varrit.
Njerëzit dashurojnë në të gjithë botën. Ata i këndojnë dashurisë, kërcejnë për dashurinë, kompozojnë poezi dhe histori për dashurinë. Ata tregojnë mite dhe legjenda për dashurinë. Ata digjen për dashurinë; ata jetojnë për dashurinë; ata vrasin për dashurinë, dhe ata vdesin për dashurinë.
Siç ka shkruar dikur Walt Whitman, ‘O, do t’i digjja të gjitha për ty.’ Antropologët kanë gjetur të dhëna lidhur me dashurinë romantike në 170 shoqëri. Ata nuk kanë arritur ende të gjejnë një shoqëri që të mos ketë dashuruar kurrë.
Por, dashuria nuk është gjithmonë një përvojë e lumtur. Në një studim të studentëve të kolegjit, ata bënë shumë pyetje për dashurinë, por dy prej tyre që u shquan më shumë ishin: “A jeni refuzuar ndonjëherë nga dikush qe e keni dashur me të vërtetë?’
Dhe, pyetja e dytë ishte: ‘A keni lënë ndonjëherë dikë që ju ka dashur me të vërtetë?’ Pothuajse 95% e të dyja gjinive, burrat dhe gratë, thanë “Po”.
Askush nuk i shpëton i gjallë prej dashurisë.
Kështu, përpara se të filloj t’ju tregoj për trurin, dua t’ju lexoj juve atë që unë mendoj se është peozia më e fuqishme në tokë. Sigusht, që ka edhe poezi të tjera, po aq të mira, por nuk mendoj se asnjëra prej tyre t’ia kalojë kësaj. Ajo është treguar nga një indian anonim i Alaskës Veriore në një mision në vitin 1896. Ja ku është. Nuk kam pasur mundësi ta ndaj më parë.
‘Zjarri dedhet nëpër trupin tim nga dhimbja e të dashurit ty. Dhimbja derdhet nëpër trupin tim nga zjarri i dashurisë sime për ty. Dhimbja nga vlimi i dashurisë sime për ty, është duke shpërthyer, i konsumuar nga zjarri i dashurisë sime për ty. Me kujtohet ajo që më ke thënë dikur. Po mendoj për dashurinë tënde për mua. Jam i rraskapitur nga dashuria jote për mua. Dhimbje dhe më shumë dhimbje, – ku po shkon me dashurinë time? Më thanë se do të largohesh prej këtu. Më thanë se, do të më lije këtu. Trupi im është i mpirë nga dhimbja. Kujto çfarë të kam thënë, dashuria ime. Mirupafshim dashuria ime, mirupafshim”.
Emily Dickinson shkroi dikur: “Nisja është çdo gjë që na duhet të mësojmë për ferrin.” Sa njerëz kanë vuajtur përgjatë gjithë miliona viteve të evoluimit njerëzor? Sa njerëz në të gjithë botën po kërcejnë nga ekzaltimi në këtë çast?
Dashuria romantike është ndjesia më e fuqishme mbi tokë.
Kështu, përpara disa vitesh, vendosa të merresha me trurin dhe të studioja çmendurinë e tij. Studimi i parë që ne bëmë me njerëz të cilët ishin lumturisht të dashuruar, është i njohur gjerësisht, kështu që do të flasë shumë pak për të. Ne gjetëm aktivitet në një zonë shumë të vogël të trurit.
Ne gjetëm aktivitet në disa qeliza të quajtura, qelizat A10, ato qeliza që në fakt prodhojnë dopaminën, një stimulant natyral që shpërndahet në rajone të tjera të trurit. Në fakt, kjo pjesë e trurit tonë bën pjesë në sistemin e shpërblimit. Dhe, ai ndodhet poshtë procesit tuaj konjitiv të të menduarit. Ai ndodhet poshtë emocioneve tuaja. Është pjesë e asaj që ne e qujmë cipa reptile e trurit, e lidhur me nevojën, motivimin, fokusin dhe dëshirimin. Në fakt, i njëjti rajon i trurit ku ne gjetëm aktivitet, është e njëjta zonë me atë rajon që ndizet kur merrni kokainë.
Por, dashuria romantike është shumë më shumë sesa një dozë kokaine – të paktën nga kokaina mund të qetësohesh. Dashuria romantike ka të bëjë me fiksimin, ajo të merr totalisht në zotërim. Ti humbet sensin e vetes tënde. Nuk mund të rreshtësh së menduari për atë njeriun tjetër. Është njësoj sikur dikush të ishte duke bërë kamping në kokën tënde. Siç ka thënë një poet japonez i shekullit të VIII-të, “Vuajtja ime nuk ka kohë ndalimi.’ Dashuria është e çmendur. Dhe, fiksimi bëhët edhe më i fortë nëse ju kanë refuzuar.
Kështu, tani në këtë moment, Lucy Brown dhe unë, dhe neuroshkencëtarët në projektin tonë, po shikojnë të dhënat e njerëzve që u futën në skaner pasi ata i kishin lënë. Në fakt, ishte shumë e vështirë, t’i fusje këto njerëz në skaner, sepse ishin në gjendje të keqe.
Gjithsesi, ne gjetëm aktivitet në tre zona të trurit. Ne gjetëm aktivitet në atë rajon të trurit, ekzaktësisht në të njëjtin rajon të trurit, të lidhur me dashurinë e thellë romantike.
Sa keq! Ty të kanë lënë, ti do vetëm të mund ta harrosh këtë qenien tjetër njerëzore, dhe të vazhdosh me jetën tënde – por jo, ti i do edhe më shumë. Si ka thënë poeti romak Terence, “Sa më e pakët shpresa ime, aq më e nxehtë dashuria ime”. Dhe në të vëtetë, ne tani e dimë përse. 2,000 vite më vonë, ne mund ta shpejgojmë këtë që ndodh me trurint tonë. Sistemi trunor – sistemi i shpërblimit lidhur me nevojën, motivimin, fokusin dhe dëshirimin bëhet edhe më aktiv kur ti nuk e merr atë që do.
Ne gjetëm aktivitet edhe në zona të tjera të trurit – në një rajon të trurit të lidhur me përllogaritjen e humbjeve dhe të fitimeve. Ti je shtrirë këtu në skaner, je duke parë atë foto të atij personi, dhe në atë moment ti je duke bërë llogaritë se çfarë shkoi keq. Çfarë kam humbur? Dhe në fakt, unë dhe Lucy kemi një shaka lidhur me këtë. Ajo është nga një dramë e David Mamet, dhe në vepër janë dy artistë mashtrues, gruaja është duke mashtuar burrin, dhe burri shikon nga gruaja dhe i thotë: “Oh, ti je një gomaricë e keqe, por unë do vë bast për ty”. Dhe në të vërtetë, edhe kjo është pjesë e trurit, që bëhet aktive kur ju jeni duke llogaritur humbjet dhe fitimet. Ai është gjithashtu, po ai rajon i trurit që bëhet aktiv kur jeni të gatshëm të ndërmerrni rreziqe të mëdha për fitime të mëdha dhe humbje të mëdha.
E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, ne gjetëm aktivitet në atë rajon të trurit të lidhur me atashimin e thellë ndaj një individi tjetër. Nuk është fare çudi njerëzit vuajnë në të gjithë globin, dhe kemi kaq shumë krime pasioni. Kur ju refuzoheni nga dikush që e dashuroni, jo vetëm që jeni të përndjekur nga ndjenjat e dashurisë romantike, por ju keni edhe lidhje te fortë atashimi me këtë personin tjetër. Për më tepër, ky qark i trurit që lidhet me shpërblimin, është në punë gjithashtu, dhe ti ndjen energji të madhe, përqëndrim të madh, motivim dhe gatishmëri për të ndërmarrë rrezik, për të fituar çmimin më të madh në jetës – dashurinë e këtij njeriut tjetër!
Kështu, çfarë kam mësuar unë nga ky eksperiment që dua t’ia them edhe botës?
Mbi të gjitha, kam arritur ne mendimin se dashuria romantike është një shtysë, një shtysë bazike për tu çiftuar. Jo shtysa për seks – që ju bën që të kërkoni për një sërë modelesh. Ndërsa, dashuria romantike mundëson përqëndrimin tuaj vetëm tek një person në kohë, e gjithë energjia juaj e çiftimit, është aty, tek ai njeri i vetëm.
Nga gjithë poezia që kam lexuar në jetën time, mendoj se ajo që e përmbledh atë më mirë është thënë nga Platoni mbi 2,000 vite më parë. Ai ka thënë: “Perëndia e dashurisë jeton në një gjendje nevoje. Në të vërtetë ajo është, një nevojë, ajo është një mungese ekuilibri homeostatik, njësoj si uria dhe etja, e pamundur të shkëputesh prej saj”.
Gjithashtu besoj se, dashuria romantike është varësi: një varësi bukurisht e përsosur kur shkon mirë, dhe një varësi tmerrësisht e frikshme kur shkon keq.
Dhe në të vëtetë, ajo ka të gjitha karakteristikat e një varësie. Ti përqëndrohesh tek një person, ju mendoni për të në mënyrë obsesive, ti digjesh për të, shformon realitetin, gatishmërinë tënde për të ndërmarrë rreziqe të mëdha për ta fituar këtë person. Dhe, ajo i ka të tria karakteristikat e varësisë: Tolerancën, ti do që ti shikosh ata më shumë, dhe më shumë, dhe më shumë; tërheqjen, dhe e fundit, rikthimin. Një mikja ime sapo ka dalë nga një marrëdnëie e tmerrshme dashurie. Kanë kaluar tetë muaj tashmë, dhe ajo po fillon të ndihet më mirë. Ditën tjetër ajo po ngiste makinën, dhe papritur dëgjon në radion e makinës së saj një këngë që i kujtoi atë. Jo vetëm që dëshirimi u rikthye në çast, por asaj iu desh të ndalonte në krahë të rrugës për të qarë. Kështu, një gjë që dua që komuniteti mjekësor, dhe ai ligjor madje edhe ai i universiteteve të kuptojë është se…
“…dashuria romantike është një nga substancat që të krijon më varësinë më të madhe në tokë.
Dua gjithashtu t’i them botës se, edhe kafshët dashurojnë. Nuk kaq as edhe një kafshë të vetme në planet që do të çiftëzohej me këdo që u kalon pranë. Shumë i vjetër, shumë i ri, shumë i lërosur, shumë idiot, dhe ata nuk e bëjnë këtë.
Veç nëse ke ngecur në një kafaz laboratori – dhe ti e di se nëse e kalon të gjithë jetën në një kuti të vogël, nuk është se do bësh shumë naze se me kë do bësh seks, por kam parë qindra specie, kudo në botë, edhe kafshët kanë të preferuarit e tyre. Në fakt, edhe studiuesit e kafshëve e dinë këtë. Ata kanë mbi tetë fjalë që ata e quajnë “favoritizëm i kafshëve:, kortezhim selektiv, zgjedhja e çiftëzimit, zgjedhja e femrës, zgjedhja seksuale. Në fakt, tani kemi tri artikuj akademikë që merren me këtë lloj tërheqje, e cila mund të zgjasë vetëm për një sekondë, por që është një tërheqje përfundimtare cilido rajon apo kimikat i trurit që të jetë në punë këtu. Në fakt, unë mendoj se, tërheqja tek kafshët mund të jetë e menjëhershme; – ti shikon një elefant dhe pastaj, pas një çasti shkon të kërkosh një elefant tjetër. Dhe në fakt, kjo është origjina e asaj që ne e quajmë “dashuri me shikim të parë”.
Njerëzit më pyesin shpesh nëse ajo që unë di për dashurinë, “a e ka prishur kjo vizionin tim për të?’. Dhe unë thjesht u them atyre, ‘zor, se.’ Ti mund të dish çdo përbërës te vetëm të një torte me çokollatë, dhe më pas kur ti ulesh dhe e shijon atë ti ende kënaqesh duke e ngrënë atë.
Dhe sigurisht që, edhe unë bëj të njëjtat gabime siç cdo njeri tjetër, por kjo e ka thelluar më shumë mirëkuptimin tim për jetën njerëzore.
Në fakt, në Nju Jork, shpesh e kap veten duke parë karrocat e foshnjave të vogla dhe më vjen keq për to. Dhe, në fakt, ndonjëherë më vjen keq edhe për pulën mbi pjatën time, kur mendoj se sa i fortë është ky sistem trunor. Eksperimenti ynë më i fundit është kryer nga kolegu im Art Aron, – që ka futur në skanerin e trurit ata njerëz që raportojnë se janë ende të dashuruar, që janë në marrëdhënie afatgjata dashurie. Deri tani e kemi realizuar këtë me pesë njerëz, dhe kemi gjetur ekzaktësisht të njëjtën gjë. Ata nuk gënjëjnë. Zonat e trurit të lidhura me dashurinë romantike mbeten ende aktive edhe pas 25 vitesh.
Kemi ende shumë pyetje që kërkojnë përgjigje lidhur me dashurinë romantike. Pyetja që po hamendjësoj unë në këtë çast – do ta them në një sekondë dhe më pas do e mbyll – është, përse dashurohesh me një person, dhe jo me një tjetër?
Nuk do të kisha menduar kurrë për këtë, por match.com një faqe interneti për të lidhur njerëzit erdhi tek unë tri vite më parë dhe më bënë këtë pyetje. Dhe unë u thashë: “Nuk e di”. Unë e di se çfarë ndodh në tru, kur ti je i dashuruar, por unë nuk e di se përse bie ti në dashuri me një person dhe jo me një tjetër. Dhe kështu, kam kaluar tri vitet e fundit duke u marrë me përgjigjjen e kësaj pyetjeje. Arsyet përse ju bini në dashuri me një person dhe jo me një tjetër, janë të shumta ngasa mund t’ju thonë psikologët. Dhe ne kemi tendencë të dashurohemi me dikë nga e njëjta prejardhje socioekonomike si jona, të njëjtën shkallë inteligjencë, pamje, të njëjtat vlera fetare. Këtu luan rol edhe fëmijëria juaj, po askush nuk e di se si. Dhe, kjo është gjithcka që ata dinë, asgjë më shumë. Ata nuk e kanë gjetur kurrë se si dy personalitete e gjejnë rrugën për tek njëri-tjetri për të pasur një marrëdhënie të mirë.
Ndoshta biologjia jonë na tërheq më shumë kundrejt disa njerëzve sesa ndaj disa të tjerëve. Kështu, kam sajuar një pyetësor për të parë se deri në çfarë shkalle ju çlironi dopaminë, serotonin, estrogjen dhe testosteronë.
Mendoj se, ne kemi evoluar katër lloje personalitetesh të lidhura me shkallët e këtyre katër kimikateve në tru. Dhe në këtë faqe interneti për tu lidhur me njerëz të tjerë që kam krijuar Chemestry.com, në fillim ju bëj disa pyetje për të parë se deri në çfarë mase ju i shprehni këto kimikate, dhe aty vëzhgoj se kush zgjedh kë për të dashuruar.
Këtë pyetësor e kanë bërë 3.7 milion njerëz në Amerikë. Rreth 600,000 njerëz të tjerë e kanë bërë atë në 33 vende të tjera. Tani jam duke harmonizuar bashkë këto të dhëna, dhe në një pikë të caktuar: – dashuria do të ketë gjithmonë diçka magjike, por këto kërkime do na ndihmojnë që të kuptojmë më shumë.
Mendoj se, një rol të madh këtu e luan biologjia. Mendoj se, këtë punë do ta përfundojmë në vitet e ardhshme për të pasur mundësi që të kuptojmë të gjithë mekanizmat e trurit që na çojnë drejt tërheqjes ndaj një njeriu dhe jo një tjetri.
Kështu, do ta mbyll me këtë.
Faulkner ka thënë, ‘E shkuara nuk ka vdekur; madje, nuk është as e shkuar”.
Në të vërtetë, ne mbajnë shumë bagazhe nga truri jonë i së djeshmes, për të cilat ne nuk kemi as dijeni.
Kemi dy gra. Gratë krijojnë intimitet ndryshe nga burrat. Gratë e krijojnë intimitetin ballë për ballë. Ne rrotullohemi nga njëra-tjetra kur flasim dhe kështu ecim bashkë. Ky është intimiteti për gartë. Mendoj se kjo vjen nga mijëra vjet ku gruaja e ka mbajtur fëmijën përballë fytyrës së saj, duke e ledhatuar atë, dhe duke e edukuar atë me fjalë.
Burrat e krijojnë intimitetin duke qëndruar krahë për krahë dhe jo ballë për ballë si gratë. Sapo një burrë të shikojë lart, tjetri do të shikojë tutje. Mendoj se kjo vjen nga miliona vite qëndrimi pas shkurreve, duke parë drejt, në përpjekje për të goditur buffalo-n me gur në kokë. Mendoj, se për miliona vite, burrat janë përballur me armiqtë e tyre, dhe ata uleshin krahë për krahu me miqtë e tyre.
Kështu pohimi im i fundit është: dashuria është brenda nesh.
Ajo është e ngulitur thellë në tru.
Sfida jonë është të kuptojmë njëri-tjetrin.
Faleminderit.
*Helen Fisher (1945), është antropologe amerikane, e cila merret me studimin e dallimeve gjinore dhe evoluimin e emocioneve njerëzore. Ajo është e mirënjohur si eksperte e dashurisë romantike.
Përktheu: Enkeleda Suti
Videon e saj e gjeni tek: https://www.ted.com/talks/helen_fisher_studies_the_brain_in_love
NO COMMENT