Pavle Goranoviq
3 poezi
ÇFARË ERE KANË LIBRAT?
Për çdo libër ka nga një erë,
erë që barazohet me përmbajtjen
ose përjetimin e parë të librit.
Çfarë ere pra mbajnë librat
në sirtarët e pluhurosur,
në bibliotekat e harruara të shtëpive,
librarive pa fitim të qytetit kryesor?
Çfarë ere mbajnë librat e nobelistëve?
Librave të mjeshtërve të vjetër u vjen erë pergamene
në ato faqe që janë shpërndarë ndoshta edhe
nuk mund të jenë kur hapim kapakët e zbehtë.
Librat e tyre janë shndërruar në fletë të verdha.
Librat e shtypur kanë erë vuajtjesh të punëtorëve
Të shtypshkronjës. Në universitetet popullore, librat
nuk kanë erë, zakonisht janë të kuq dhe të paprekur.
Çfarë ere mbajnë librat e miqve të mi?
Ç’erë kanë bestsellerët e botës, librat e gatimit,
manualet, udhëzimet për një përqendrim më të mirë?
(Nuk i dua librat në të cilët ndihet erë tymi:
Aty veç janë përzier të rigjykuari). Si u vjen era
librave të shenjtë, në gjuhët e shenjta të botës?
Ç’erë kanë në gjuhët e vdekura?
Librat e paganëve janë të kthyer nga Dielli,
Ndaj i humbin veçoritë kur u afrohemi.
Asnjë erë nuk është e padjallëzuar.
Prona e atyre që nuk i duan librat nuk të kujton
as edhe një erë,
as në një libër veç të tjerash.
Librat e lëshuar nëpër zyra
kundërmojnë erë pëlhurash të vjetra të pikturave.
Më të mrekullueshme e kanë erën librat në
bibliotekën kombëtare argjentinase,
sidomos ata të blerë pas vitit 1955.
Nuk e di si u vjen era librave të
të burgosurve, sigurisht nga muret e lagështa
dhe e kaluara. Si kundërmojnë veprat e zgjedhura
të klasikëve?
Si kundërmojnë librat që i janë kthyer
Knut Hamsunit? Librat e tij ç’erë mbajnë?
Ruaj aromën e një libri,
të vlefshëm si njohja e gjuhës gjermane.
VENDE TË ZAKONSHME, VENDE TË SHENJTA
Ka qenë korrik,
ka qenë natë e pavolitshme për mua.
Kam punuar në disa poezi
duke mos parandier se përmbajtja do t’u ndërrohet shpejt.
Asnjëherë i kënaqur me ç’kam bërë, kam pritur momentin
që do t’i tejkalojë të gjitha.
Nuk ke ditur se në ndërgjegjen time
Disa ngjarje tonat janë bërë me kohë mitike.
Kam dëgjuar pëshpëritjen tënde,
ke evokuar tek unë orë të panjohura.
Kam lënë prapa vetes mallkimin
që në jetë të kënaqem vetëm.
Gjithë atë kohë
– kanë kaluar disa muaj që atëherë –
kërkoj fjalët me të cilat do të të magjeps.
Të shoh në vende të zakonshme,
e te gjitha ato vende, them, i kam kthyer në të shenjta.
Po të mos doja të shkruaja,
po të mos shihja mjegullën e artë para syve,
po të mos doja në shënimet e mia të kujtimeve
të shkruaja emrin tënd,
ndoshta atë natë kurrë as do të kujtohesha.
Ashtu si nuk kujtohesh për pjesët e trupit tënd
derisa vetë ato të ta përkujtojnë dhimbjen.
Tani e di mënyrën
se si e përcollëm një natë të qetë.
Bulevardit kanë vallëzuar drita të ndryshme.
Ka qenë korrik,
ka qenë gjatë kohës që jam liruar
nga mallkimi që në jetë të kënaqem vetëm.
RENDITJA E MUNDSHME E VARGJEVE
Mundem vetëm të parashtroj si do të dukej
vjersha për ty. Formën e saj deri tani
nuk kam mundur ta përfytyroj, përmbajtjen, edhe më pak.
Fjalët e asaj poezie i kam gjetur kohë pas kohe
në vargjet e huaja, por kurrë me renditjen e dëshiruar.
Në asnjë tregim nuk kam mundur të gjej foto të besueshme
Për qenien tënde, në asnjë fjali – pasqyrimin e plotë të trupit tënd.
(Ndonëse e di se e gjithë kjo, më pak a më shumë, është thënë shumë herë.)
Përveç kësaj, nuk mund të të vendos veç ashtu në inventarin e gjuhës.
Do të ish atëherë kjo vetëm edhe një ëndërr, ngjarjet e së cilës në tërësi
nuk do t’i mbaja mend kur të zgjohesha. Pra, jam në gjendje
veç të krijoj edhe një trillim dhe për këtë i pranoj
fjalët që janë botuar. Të them se mundem vetëm
të parashtroj se si mund të duket poezia pa ty.
Përktheu: Dimitrov Popoviq
Pavle Goranoviq u lind në Nikshiq më 1973. Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë. Është përfaqësuar në antologjinë “Poetët bashkëkohorë evropianë” në SHBA. Jeton në Podgoricë.
NO COMMENT