I zgjuar për tjetër fjetje, e marr shtruar.
Ku mungon çdo frikë e ndjej tash fatin.
Mësoj në ecje ku duhet shkuar.
Mendojmë me ndjenja. E ç’duhet mësuar?
Dëgjoj vallen e qenies anembanë.
I zgjuar për tjetër fjetje, e marr shtruar.
Cili jeni, nga ç’më kanë rrethuar?
Zoti bekon Tokën! Do ec ngadalë,
Mësoj në ecje ku duhet shkuar.
Drita me pemë si janë përqafuar?
Një krimb i mefshtë në dredhën e shkallës.
I zgjuar për tjetër fjetje, e marr shtruar.
Natyra diçka na ka dhuruar:
Prandaj përqafe ajrin e gjallë.
Mëso në ecje ku duhet shkuar.
Kjo shtytje më pjek: duhet mësuar.
Ç’këputet nuk zhduket. E kemi pranë.
I zgjuar për tjetër fjetje, e marr shtruar.
Mësoj në ecje ku duhet shkuar.
shqip: gazmend krasniqi
NO COMMENT