Rrjedha e Vetëdijes është në bazën e të gjitha shprehive letrare [1]
Në një dialog me Prof. Peter Malekin, lektor në Universitetin e Durham-it në Angli, Maharishi diskuton natyrën dhe qëllimin e letërsisë, si dhe rëndësinë e zhvillimit të Vetëdijes së shkrimtarit dhe të lexuesit. Ai e përshkruan letërsisë si “një rrjedhë të natyrshme të jetës në shkronja”, si një rrugë në të cilën qarkullon Vetëdija e pastër në tinguj, ritëm dhe kuptim.
Pikërisht në përputhje me kundërshtitë e mëdha në këto tre dimensione, letërsia shpreh gjithë-përfshirjen e nivelit tërësor të procesit të evolucionit; që nga gjendja bazë, e pamanifestuar, tërësisht abstrakte e jetës tek pjesa më e vockël e kohës dhe hapësirës, dhe për pasojë, ai gjallëron vetëdijen e harmonishme te lexuesi. Për shembull, kontrasti në nivelin e kuptimit, gjallëron intelektin dhe e zgjeron atë; në këtë mënyrë shkakton kënaqësi te lexuesi.
Maharishi vlerëson se të shkruarit e meriton të quhet letërsi kur ai është frymëzues dhe kontribues në rrugën e evolucionit; kur ai është në gjendje të strukturojë ritmet evolucionare të jetës në Vetëdijen e lexuesit. Kur letërsia përfshin realitetin transhendental, së bashku me rrjedhën e kufijve, ajo jep një drejtim të ri në kohë; ajo bëhet një dritë orientuese e Vetëdijes së çdo kohe.
Maharishi vëren se të gjithë shkrimtarët e mëdhenj kanë një ndërgjegje tejet natyrale, shumë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Ata shkruajnë nga ai nivel. Një Vetëdije e lartë konstaton evolucionin në çdo gjë, sheh nivelin e pamanifestuar të një objekti dhe kupton sesi janë përfshirë ligjet e natyrës në çdo fazë të ekzistencës, që nga niveli më i lartë. Kur Vetëdija e lexuesit është në gjendje të rrjedhë me ligjet e natyrës të shprehura në vepër, ajo përfshihet brenda saj. Nëse niveli i Vetëdijes së një lexuesi është më i lartë sesa ai i veprës, më pas ai lexues do të përftojë më shumë sharm, frymëzim dhe kuptim prej veprës letrare.
Maharishi thekson se studimi i letërsisë është evolucionar kur Vetëdija e studentit është e pastër, natyrale, e thjeshtë dhe e çliruar nga stresi apo ankthi. Nëse studentët nuk e kanë të arritshme përvojën e Vetëdijes së pastër, ata do të mundohen më shumë ta kuptojnë atë dhe do të stërmundohen shpejt pa iu gëzuar impulseve natyrale të mistershme të evolucionit në një pjesë letrare. Me zhvillimin e Vetëdijes së pastër studentëve iu rritet aftësia e të shijuarit të ritmit, rendit, kuptueshmërisë dhe kompaktësisë së shprehive letrare.
Për pasojë, të gjitha nivelet e ekzistencës së tyre do të jenë të frymëzuara dhe të përsosura: të menduarit, intelekti, perceptimi, të folurit dhe aktiviteti. Përmes vizionit gjithëpërfshirës së shkrimtarit, dikush sheh evolucionin në çdo gjë; dhe për shkak se evolucioni është në natyrën e çdokujt, çdokush sheh vetveten në çdo gjë. Kjo nuk e bën çdo gjë të shijshme, por zhvillon Vetëdijen e Bashkuar.
Prandaj, kur studentët stabilizojnë Vetëdijen Transcendentale në ndërgjegjen e tyre përmes ushtrimit të teknikës së Meditimit Transhendental, ata vendosin bazat për studimin evolucionar të letërsisë dhe përmes këtij studimi, ata do të ngrihen në Përndritje.
Mjeshtri i Ceremonive: Është një kënaqësi shumë e madhe të mirëpres këtë pasdite në Universitetin e Kërkimeve Europiane të Maharishit, Prof. Peter Malekin. Prof. Malekin është lektor i letërsinë angleze në Universitetin e Durhami-it në Angli. Dua të bëj me dije se qyteti i Durhamit është realisht i pari vend i madh në Angli, ku 1 përqind e popullsisë së tij ushtrojnë teknikën e Meditimit Transhendental, dhe kjo edhe për shkak të punës së Prof. Malekin. Gjithashtu, Prof. Malekin është i ftuar si profesor letërsie në Universitetin e Kërkimeve Europiane të Maharishit. Ai është mësues i Shkencës së Inteligjencës Kreative dhe përgjatë këtyre tre muajve do të përfundojë trajnimin për tu bërë mësues i programit të Meditimit Transcendental. Ai ka dhënë letërsinë angleze vazhdimisht edhe në Angli, edhe në vende të ndryshme të botës, duke përfshirë këtu dy vjet në Universitetin e Tubingen-it në Gjermani, tetë vjet në Universitetin e Uppsala-s në Suedi dhe një vit në Universitetin e Bagdadit në Irak. Tema e gjerë e subjektit rreth të cilit do të flasë këtë pasdite Prof. Malekin është Shkenca e Inteligjencës Kreative dhe Letërsia. Është një kënaqësi shumë e madhe të paraqes para jush Prof. Peter Malekin.
Prof. Peter Malekin: Është një kënaqësi e veçantë që ju më prezantoni mua, por ajo për të cilën unë jam i interesuar në këtë pasdite është të dëgjoj çfarë ka për të thënë rreth kësaj teme Maharishi. Unë do të duhej të kisha kurajë që shumë vite më parë t’ia shtroja këto çështje rreth letërsisë Maharishit për shkak se, edhe sipas meje, ajo çfarë ne na nevojitet në letërsi është realisht një teori bazë kuantike e gjuhës dhe një teori e fushës kuantike të letërsisë. Unë ndjej se Maharishi është i vetmi person në botë që është në gjendje të na flasë për këtë sot[2].
Tani, për të shpjeguar saktësisht çfarë unë kuptoj nga kjo, duhet të skicoj përafërsisht llojet e teknikave që ne përdorim në studimet letrare dhe t’iu jap ju gjithashtu disa ide rreth kufizimeve që ato kanë. Pikërisht, këto kufizime unë dua t’ia lë për ti trajtuar menjëherë Maharishit.
Kur ne studiojmë letërsinë, ne kemi dy përqasje: Njëra është përafërsisht si përqasja shkencore e të marrit të një modeli; Ju e merrni një pjesë të vogël dhe më pas e analizoni atë në çdo detaj. Kjo është teknika e kriticizmit praktik. Ju e merrni një pjesë të vogël të poezisë apo tregimit apo çfarëdo tjetër, dhe e ndani atë; ju e analizoni sa më shumë që të jetë e mundur; dhe ju mund ta bëni këtë vetëm në një mënyrë të caktuar. Apo, mundësisht, ju merrni një vepër shumë të madhe dhe bëni vlerësime të përgjithshme rreth strukturës së saj si një e tërë dhe gjeni strukturat e përgjithshme.
Kjo përqasje e përgjithshme është e lidhur me lloje të ndryshme të teorisë letrare pasi nuk ekziston asnjë teori e vetme letrare e gjithë-pranuar botërisht.
Tani më lejoni ta nis me kritikën praktike angleze. Nëse përpiqemi për të analizuar diçka përmes teknikave të kritikës praktike, ajo çfarë mund të bëjmë ne është ta shqyrtojmë në gjëra të tilla si fjalori. Ne konstatojmë nëse ajo është kryesisht intelektuale apo emocionale; sesi ajo ka marrë sensin e saj emocional; sesi këto shqisa ndryshojë në periudha të ndryshme dhe kështu me radhë, dhe ato bëjnë ndryshimin tërësisht drastik.
Unë mund t’iu jap ju një shembull të këtij lloji të menduari. Unë besoj se ekziston një epitaf mbi varrin e një zonje të vdekur në shekullin e XVII në Winchester, i cili thotë: “Ajo ishte besimtare pa entuziazëm”. Ju e shihni se ky është një kompliment i çuditshëm për kohën për shkak se të jesh entuziastik kupton se je më tepër primitiv. Entuziazmi u bashkëngjit me sektet rebele të shekullit të XVII, prej të cilëve, unë dyshoj se rrodhi përfundimisht pavarësia amerikane. Të ishe entuziastik do të thotë të ishe një rrezik për ligjin dhe rendin; dhe, po ashtu të ishe besimtar pa entuziazëm ishte një gjë jo e mirë.
Në ditët tona kjo ka ndryshuar dhe gjithashtu ka shumë fjalë të tjera të ngjashme: ato ndryshojnë në ndjesinë e tyre kohë pas kohe, saqë dikush e analizon atë lloj të menduari. Dikush analizon imazhet që janë përdorur, shkrimin e fjalëve dhe dikush zbulon sesi i kanë punuar. Kjo është një gjë e rëndësishme; – pra sesi ky imazh godet në vetëdijen e personit që është duke lexuar pjesën e letërsisë. Dikush analizon mendimet, ritmin e gjuhës, dhe veçanërisht në poezi ritmi është i një rëndësie të jashtëzakonshme. Mbase ky është themeli i të gjithave.
Të gjitha gjuhët kanë disa shkallë të ritmit, por në gjuhën poetike dikush i ka lloje strukturash poetike shumë më të forta, shumë më të organizuara, më komplekse dhe më të hollësishme: Dhe ekzistojnë teknika të caktuara për të aftësuar dikë për të përshkruar këtë në terma teknike dhe dikush analizon sintaksën, gjuhën dhe kështu me radhë.
Le të themi se dikush mund të kapet tek një çift vargjesh të cilat kanë qenë tejet të famshme përgjatë gjithë shekullit të XVIII. Ato janë shkruar në mesin e shekullit të XVII nga Sër John Denham dhe janë vargje kushtuar lumit Tamiz (ndodhet në Angli, – shën. red.). Ai shkroi një poemë gjasme për lumin Tamiz, por në fakt ishte për Kushtetutën angleze. Dhe poeti i thotë Tamizit:
Oh, a mund të rrjedh si ti dhe të bëhem rrjedhja jote
Shembulli im i madh, motivi im
Përmes thellësisë akoma të qartë, përmes fisnikërisë ende të pa vdekur
I fortë, pa tërbim, pa përmbytje, plot.
Tani, këto vargje nuk ngacmojnë shumë në veshët modernë dhe ne konstatojmë shumë pak gjë brenda tyre, por ato apelonin shumë në shekullin e XVII dhe mbi të gjitha në shekullin e XVIII: Shumëkush në atë kohë i kopjoi ato. Çdokush i komentoi. Druden i kopjoi ato në përkthimet e tij nga poetët latinë dhe ai i komentoi; edhe Gildon bëri komente; edhe Papa bëri një koment dhe i imitoi ato në Dunciad, e kështu me radhë.
Dikush mund të shpjegojë psenë dhe dikush mundet aktualisht të analizojë rendin e atyre vargjeve dhe të tregojë saktësisht pse kompleksiteti ka natyrën e apelit që ato shfaqin. Por e gjitha kjo është përfundimisht sipërfaqësore. Dikush mbërrin në një nivel të caktuar kur ndalon kritika dhe vazhdon poezia.
Maharishi: Siç e përmendët edhe ju, mendoj se duhet të vë disa themele për gjendjen bazë mekaniko-quantike të teorisë së letërsisë. Dhe më pas, mbi atë bazë do të jetë shumë e lehtë që të shohësh sesi teoria mund të përmbushë kërkesat e letërsisë në nivelin e kuptimit dhe në nivelin e kritikës, shtojcave, komenteve dhe kështu me radhë.
Letërsia, si e tillë, është rrjedhë e shkronjave. Kjo vjen nga origjina e saj në latinisht, “littera” prej nga buron edhe fjala letërsi. Pra, ajo është rrjedhë e shkronjave. Tani çfarë është një shkronjë? Sipas platformës së Shkencës së Inteligjencës Kreative, ne e shohim një shkronjë si një kapërcim të vetëdijes. Shkronja të ndryshme, kapërcime të ndryshme të Vetëdijes. E tërë gramatika, e cila na vjen në ndihmë për të strukturuar rendin e ritmit, ashtu siç ne e përmendëm, është e formuar mbi bazën e rrjedhës së Vetëdijes. Vetëdija më e rregullt qarkullon në mënyrë tejet natyrale dhe më pas, më vonë, ajo rrjedhë natyrale e Vetëdijes, ajo rrjedhë e rregullt natyrale e ritmit evoluon dhe ai evolucion i jep vlerë asaj që ne e quajmë sot gramatikë. Nxitja më natyrale e ndjenjave të jetës!
Siç e keni thënë ju, një poet qëndron, qëndron dhe shikon Tamizin dhe ajo çfarë sheh ai, janë valëzimet, dhe ai sfidon valëzimet, – nëse ato janë valëzimet e vetëdijes time. Dhe, ashtu siç rrjedh fjala natyrshëm, më shumë e më shumë, – duke rrokur gjithnjë e më shumë jetën; më shumë vetëdijen, me më shumë rend, dhe duke përmbajtur në to procesin evolucionar, – më pas letërsia përcjell magjinë e saj, madhështinë e saj, dobishmërinë e saj, dhe më tej, ajo jeton për të frymëzuar jetën në çdo brez.
Pra, misioni i letërsisë është një rrjedhë spontane e jetës në shkronja, duke formuar fjalë, struktura të rregullta ritmike të fjalës, dhe kjo ndodh natyrshëm në nivelin e Vetëdijes.
Kjo teori e letërsisë, teoria kuantike e letërsisë, në nivelin e Vetëdijes është e pamanifestuar. Gjendja kuantike “lufton” me gjendjen boshe (vakuumin), gjendjen bazë të materies. Pikërisht për shkak se letërsia është një përbërje e kapërcimeve të Vetëdijes dhe vetëdija është tashmë aq e pamanifestuar sa edhe gjendja boshe, – pra kur ne e konsiderojmë rrjedhën e Vetëdijes si bazën e të gjitha shprehive letrare, – ne zbulojmë teorinë kuantike letrare. Dhe kjo është letërsia që sjell brenda rrjedhës Veten, Vetën e pamanifestuar, Vetëdijen e pastër, ndërgjegjen e pakufishme.
Pra, letërsia është një rrugëtim në të cilin rrjedh Vetëdija e pastër, dhe kjo lëviz në dy rrafshe; tingull dhe kuptim, – duke përfshirë tërësinë e vlerës së Vetëdijes, tërësinë e jetës.
Unë dua ti dëgjoj sërish ato vargjet në valëzimet e Tamizit. Pikërisht vargun e parë. Ajo është një pamje e bukur sesi poeti gurgullon në emocionet e tij. Ai merr linjën në shkronja, në fjalë, të cilat japin një formatim të rregullt ritmik të ndjenjave të tij, të Vetëdijes së tij dhe ajo rrjedh, – nuk ka rëndësi se në çfarë drejtimi rrjedh, qoftë nga lartësitë e maleve, apo në valët e oqeanit, apo në krahët e zogut në qiell; nuk ka rëndësi, por ai rrjedh. Ai e merr vetëdijen e poetit me vete, dhe ai shtrin hapësirën e tij të perceptimit, hapësirën e tij të ndikimit. Çdo poet rrok brenda rrjedhës së tij natyrale, brenda rrjedhës së rregullt ritmike, të tërë universin. Dhe më tej, ai është në gjendje të rrokë më shumë kuptim nga sa ai është në gjendje të bëjë, më shumë ritmikë të rrjedhës nga sa ai është në gjendje të përfshirë në shprehitë e tij, – më pas ai është më i madh në fushën e letërsisë.
Professor Malekin: Po, kjo ndodhi edhe kur erdhi Shekspiri. Me aq sa unë mund ta gjykoj, mendoj se ai është një shkrimtar i gjuhës anglisht që ka aftësinë për ta marrë gjuhën poshtë drejt nivelit ku gjuha dhe forma tentojnë të vijnë bashkë, apo ndoshta dikush e ka thënë më mirë ritmin dhe formën, për shkak se shqiptimi i anglishtes ka ndryshuar pak që nga koha e tij, por vargjet kanë akoma fuqinë e tij. Për shembull, është një varg, i thënë nga Kleopatra kur Antoni është duke shkuar në Romë dhe ajo nuk e di se kur do të rikthehet:
Më jep të pi mandragora
Që unë të mund ta vë në gjumë këtë humnerë të madhe kohe
Antoni im është larg
Ky është një varg normal, i përsosur, i rregullt dhe, mbase ju nuk e keni një përgatitje teknike; ju nuk e shikoni se sa i mirë është, por realisht ai është një varg i mrekullueshëm dhe akoma ju nuk mund ta shpjegoni atë: “Që unë të mund ta vë në gjumë këtë humnerë të madhe kohe, Antoni im është larg”. Ai ka marrë fuqinë në të.
Maharishi: Ai ka fuqi në nivelin e pastër të pakohë të Vetëdijes, i cili aktualisht rrjedh në atë strukturë shprehish.
Professor Malekin: Ajo çfarë do të donim tani nga ju, Maharishi, është se cila është teknika për të analizuar rrjedhën.
Maharishi: Ajo është shumë e kollajtë. Për aq sa ne dimë “njohja është e strukturuar në vetëdije”. Kur ne duam të analizojmë një shprehje, ne mund ta bëjmë gjykimin për shkrimin e shprehjes, dhe mbi metodën tonë të të analizuarit, nëse ne jemi tërësisht të paanshëm për atë që gjendet para nesh, dhe ne jemi në gjendje për të qenë të paanshëm vetëm kur niveli ynë i Vetëdijes është i njëjtë me nivelin e vetëdijes së shkrimtarit. Nëse niveli ynë i Vetëdijes është më i lartë sesa i shkrimtarit, më pas ne do të kemi një analizë të shkrimit të tij në një nivel shumë më të çmuar, në një nivel shumë më të lartë. Ajo do të jetë më e kënaqshme. Nëse niveli ynë i Vetëdijes është shumë më i ulët, ne nuk do të jemi në gjendje të ngrihemi mbi shkrimtarin. Prandaj analizat letrare apo kritika letrare duhet të ketë së paku nivelin e Vetëdijes së shkrimtarit. Përndryshe, ata nuk do të bëjnë gjykimin për të.
Professor Malekin: Po, unë mendoj se kjo është, mbase, ajo çfarë ka qenë gabim.
Maharishi: Ju shikoni se dikush nuk e di se nga cili nivel e ka shkruar shkrimtari. Dikush nuk mund ta dijë. Por, është gjithmonë në përfitim të lexuesit nëse ai ka një nivel më të lartë të Vetëdijes sesa shkrimtari, për shkak se ai do të përftojë frymëzim më të madh: ai do të përftojë sharm më të madh dhe kuptim më të madh: ai do të përftojë evolucion të frymëzuar përmes çdo gjëje që lexon. Pra, për çdo student të letërsisë, e para gjë është të ketë si nivelin e lartë të Vetëdijes, si pastërtinë e nivelit të vetëdijes, sa të jetë e mundur. Të ushtruarit për pak minuta në mëngjes dhe në mbrëmje të Meditimit Transhendental e plotëson atë kërkesë për letërsinë[3].
Siç e kemi thënë, letërsia është rrjedhë e Vetëdijes. Ajo është rrjedhë e jetës dhe dikush mund ti gëzohet rrjedhës së jetës nëse ndërgjegja është realisht e rrjedhshme, e pastër, kristal. Në një nivel të ngrirë të vetëdijes, rrjedha nuk është e mundur. Mendjeve të stresuara mund t’i qarkullojë shumë vështirë. Nëse uji është i turbullt, ne shohim valët e tij, por ato nuk janë aq të qarta, të kristalta, transparente, apo frymëzuese dhe, më pas, rrjedha e tyre nuk do të jetë e çiltër. Përmes rrjedhës së çlirët në fushën e letërsisë, unë kuptoj të rrokurin e natyrshëm të cilësisë së jetës në to, dhe kur ne themi cilësi e jetës, kuptojmë që e tërë natyra, e tërë natyra e rrjedhjes, – nëse dikush i shpreh fjalët në Vetëdijen e pastër, për shkak se të kuptuarit varet nga niveli i Vetëdijes.
Sa do të varet një fjalë nga kuptimi që i jep folësi? Sa do të varet kuptimi i një fjale nga të kuptuarit e lexuesit. Fjala mbetet e njëjtë. Të njëjtat pasazhe të letërsisë janë studiuar brez pas brezi. Shumë studentë janë ekzaltuar; ata realisht kanë filluar të rrjedhin në të folurën e tyre dhe më pas janë bërë mësues të letërsisë. Madje, ata kanë krijuar më shumë dhe më mirë shprehi të rregullta, ritmike, kuptimplota dhe gjithëpërfshirëse të letërsisë sesa ata që i kanë studiuar.
Që të jesh realisht një student i mirë i letërsisë, pra, në atë që dikush studion, të bëhet një frymëzues për evolucion, ai duhet të ushtrojë Meditimin Transhendental i cili të çliron streset dhe të tërheq drejt Vetëdijes, – e bën vetëdijen e pastër, kristal, dhe qarkullon, edhe rrjedh. Kur ne e njohim letërsinë si rrjedhë të Vetëdijes, rrjedhë të jetës, rrjedhë të natyrës, rrjedhtë të pafundësisë, të totalitetit, më pas ne duhet ta studiojmë atë në bazën e asaj pafundësie, pakufishmërie, vlere totale të Vetëdijes.
Profesor Malekin: Kjo është si të lëvizësh mbi dy apo më shumë hapësira që do të më pëlqente po ashtu t’iu ndiqja që ta trajtonit. Njëra është fusha e teorisë së përgjithshme dhe tjetra është fusha e veprës së përgjithshme, për shkak se, sipas meje, duket se ritmi që ju veçuat në një varg tejet të mirë të poezisë është diçka e cila gjithashtu është përdorur në një vepër të mirë. Sërish, unë do të doja të shkoja tek Shekspiri për të sjellë një shembull. Sipas meje, dramat e tij frymëzojnë. Kjo është e mundur për ta analizuar. Nëse ti ndërmerr një veprim skenik, më tej, volumi ka kuptim mbi bazën e heshtjes. Nëse një person bërtet gjithë kohës, kjo do të kuptonte asgjënë. Nëse ju lëvizni nga heshtja në zë, më pas çdo nivel i volumit do të ketë një kuptim. Dhe ngjashmërish, me lëvizjet fizike në skenë, – nëse çdokush asgjëson çdo gjë në skenë gjatë gjithë kohës, ajo lëvizje është pa kuptim, por nëse ju keni një lloj pulsimi, pra që ju akoma përftoni heshtje dhe sërish lëvizje, më pas lëvizja merr kuptim.
Kjo është realizuar te të gjithë dramave e Shekspirit në mënyrë shumë të zgjuar. Dhe më pas unë mendoj se ai ka shkuar përtej kësaj. Nëse ju keni një veprim në skenë dhe karakteret me të cilët ju ndjeni se kanë diçka të përbashkët, me të cilët ju identifikoni veten në një pikë dhe që ju akoma jeni të ndarë, ju jeni, siç ka qenë ai, të dy përfshiheni dhe ndaheni, – ju jeni në kërkim.
Më tej, ju keni një lloj paradigme të Vetëdijes Kozmike[4]. Unë e ndjej gjatë gjithë kohës në dramat e Shekspirit se ai e nxit audiencën drejt disa lloje gjendjesh, – së paku drejt Vetëdijes Kozmike*, – gjendje të vetëdijes që janë më të larta se ato të shikuesit, dhe ai, për ta bërë një gjë të tillë përdor rimtin e dramës.
Maharishi: Kjo është një cilësi shumë e bukur e veprës së Shekspirit. Siç e thatë, skena ka heshtjen dhe aktivitetin; heshtjen dhe aktivitetin. Ky është saktësisht procesi evolucionar. Ekziston gjithmonë një rrjedhë në natyrë. Ekziston gjithmonë një rrjedhë dhe ajo është gjithmonë progresive; progresive në valë, – lartë e poshtë, lart e poshtë dhe, lëvizje – heshtje, lëvizje – heshtje….
Pse ka njerëz që e pëlqejnë Shekspirin brez pas brezi? Shumë shekuj kanë kaluar dhe akoma ekziston një etje në fushën e letërsisë për ta studiuar Shekspirin. Siç e thatë ju, kjo ndodh për shkak se pjesërisht fjalët e tij kanë disa kuptime, dhe gjithëpërfshirje të kuptimit, po, – edhe nëse ju nuk do ta merrni në konsideratë kuptimin, por vetëm rrjedhën, – rrjedha e veprave të tij përmes fjalëve vërtitet rreth këtij parimi evolucionar. Ato janë shprehje të atij parimi evolucion që sillet rreth progresit në jetë me çdo goditje të aktivitetit dhe më pas stabilizohet; që përfshin gjendjen përpara se ai të nisë një tjetër goditje të evolucionit dhe më tej e stabilizon atë gjendje të evolucionit; madje, përpara se ajo të nisë një tjetër goditje të aktivitetit.
Pra, karakteri i një drame është sipas natyrës së jetës e cila është evolucionare. Gjatë gjithë kohës, në çdo etapë, jeta është përfshirë, e përfshirë, e përfshirë… Dhe nëse rrjedha e mendjes është në akord me atë proces evolucionar, i cili lëviz në valëzimet lart e poshtë, – me lëvizje dhe aktivitet, – më pas procesi evolucionar ndërmerr një mbështetje, siç ndodhi.
Ndonëse studenti i lexon dramat me zë të lartë, apo qoftë edhe pa zë, vetëdija e tij rrjedh në ato lëvizje të aktivitetit; lëvizjet e pushimit dhe lëvizjet e aktivitetit. Dhe kjo ndodh për shkak të evolucionit, i cili është natyra e jetës, i cili lëviz përmes këtyre ulje-ngritjeve. Studimi i letërsisë e fut brenda një person dhe më pas ai e ndihmon evolucionin e atij; ai është intim për këdo.
Pjesët letrare janë ato të cilat nuk kanë nevojë për tu shtjelluar që t’i shijosh ato, për të sjellë evolucionin në Vetëdijen tonë, për të zhvendosur Vetëdijen tonë në një strukturë evolucionare. Pjesët letrare janë të vetëmjaftueshme në këtë cilësi; saqë edhe në sipërfaqe të rrjedhës, pa ndonjë kuptim apo melodi të tingullit, – rrjedha e tyre është e bollshme për tu korresponduar me natyrën e jetës e cila është e përfshirë, e përfshirë, e përfshirë…
Evolucionariteti është një tjetër aspekt i studimit të letërsisë. Ai është i vetëmjaftueshëm në atë impuls të evolucionit i cili më pas luan me impulsin evolucionar të dikujt tjetër. Ai është një studim i bukur, madje edhe i rrjedhës. Ekzistojnë disa pjesë të tjera të shkruara që nuk konsiderohen letërsi. Dhe ekzistojnë pjesë të cilat e kanë fituar “statusin” e të quajturit letrare, pikërisht për shkak se ato janë natyrshëm plot-ndihmë në rrugën e evolucionit. Ato janë natyrshëm frymëzuese. Ato strukturojnë rendin; ato strukturojnë ritmin në jetë, – ritmin e fazave evolucionare. Ashtu si dita dhe nata.
Profesor Malekin: Kjo është një përpjekje bashkëkohore që bën të mundur të ecësh drejt dramave më thellë sesa ç’është bërë deri më tani për shkak se, thellësisht, kritika letrare e dramës akoma është më lidhur në idetë aristoteliane, sesa interpretimin e troçtë. Si një lloj emocional, unë mendoj se qoftë ekuilibri, qoftë brishtësia varen nga pika e juaj e pamjes. Por, në fakt, ajo shkon më thellë sesa kjo dhe ajo duket sipas meje se është vetëm në llojin e terrenit që ju jeni duke parashtruar, që ju realisht mund ta shpjegoni se pse çdokush duhet të shkojë në teatër për të parë dramat si ato të Shekspirit, të cilat shpesh herë janë të shkruara mbi subjekte që janë më se të tmerrshme. Të gjitha llojet e personazheve vdesin në fund të tragjedive të Shekspirit; zakonisht ekziston një “holokaust”, me një turrë të madhe trupash të vdekur. Në jetën e zakonshme kjo mund të jetë një gjë e tmerrshme, por në atë shekspiriane, fundi i tragjedisë është paqësor dhe egzaltues, dhe bëhet e mundur vetëm mbi bazën e transcendimit të dhunës në lojë përmes efektit në Vetëdijen e audiencës, për aq sa unë e shoh, që dikush përfton një përfitim të vazhdueshëm përmes kësaj përvoje.
Maharishi: Prandaj unë mendoj se Shekspiri duhet të ndiqet për tu mësuar; madje edhe tragjedia është një pjesë e evolucionit. Ajo është një gjendje e pushimit të thellë dhe dikush përfshihet përmes atij pushimi. Ajo është një mënyrë direkte e të mësuarit të jetës praktike. Merre atë si të vijë; merre jetën si të të vijë dhe mëso si të përfshihesh në çdo situatë; pa e vrarë mendjen se cila është.
Në një gjendje relative[5], gjithmonë ekzistojnë dy anë të një gjëje; njëra anë drejt dritës, dhe tjetra drejt jo-dritës, por edhe kjo e fundit është pjesë e jetës, dhe ajo është e përfshirë brenda saj. Ditët dhe netët. Netët nuk kanë aktivitet, – Vetëdija e mbyllur tërësisht nuk njeh asgjë. Por, kjo periudhë pushimi është tërësisht rivitalizim i energjisë së dikujt për dinamizmin e madh të ditës. Kur dikush përballet me një situatë, pra me një tragjeditë në jetë, – (është një gjë tjetër sesi ato vijnë), – duhet të dijë që të bëjë më të mirën për të dalë nga situata.
Pra, ky studim i letërsisë, ky studim i bukur i letërsisë së bukur, i letërsisë së suksesshme, ka ndërlikimet në të mësuarin e dikujt sesi të lidhet me praktikalitetet e jetës së përditshme. Nëse ekziston një tragjedi në një dramë të Shekspirit, ajo ka një fund paqësor. Në një mënyrë transcendentale, ky fund paqësor sjell mesazhin: “merre si të vijë”. Ky është një mësim i bukur, dhe kjo është një tematikë në atë dramë. Nuk ka rëndësi se çfarë është luajtur, – ai tregon fundin që është paqësor, me një paqe të thellë, duke e përgatitur jetën për një kapërcim të lartë të evolucionit.
Profesor Malekin: Ne kemi në Perëndim një traditë të vjetër të estetikës që buron nga Platoni dhe që unë mendoj se lulëzoi me Plotinin, i cili përgjithësisht e lidh artin me përvojën e transcendencës dhe vetë transcendencën me të bukurën. Unë mund ta shpjegoj se çfarë kupton kjo që po them vetëm nëse mund t’iu lexoj një pjesë të shkurtër nga Platoni. Kjo është marrë nga “Simpoziumi” ku Platoni flet për njeriun që ka ndërmarrë atë që ai e quan “misteri i dashurisë” dhe që ai e përkufizon dashurinë në një mënyrë të tillë të gjerë, që bëhet virtualisht ndjekëse e kënaqësisë. Dhe ai thotë:
“Njeriu që është udhëhequr deri më tani nga misteret e dashurisë, dhe që i ka orientuar mendimet e tij enkas drejt shembujve të bukur dhe varg të rregullt do të zbulohet befasisht te ai, ashtu siç ai i përqaset fundit të fillimit të tij, një bukuri, natyrale sipas cilës qëllimi final është në të vërtetë i mrekullueshme; Sokrati i të gjitha përpjekjeve të mëparshme të tij. Kjo bukuri është së pari e gjitha e përjetshme, nëse ajo nuk vjen nga brenda qenies, apo kalon tutje, gjithashtu dylloset ose jo, ajo nuk është e bukur apo e shëmtuar pjesërisht; apo e bukur në një kohë dhe e shëmtuar në një tjetër, siç varion sipas besnikëve të saj; apo sërish kjo e bukur do të shfaqet te ai si bukuri e një fytyre apo dore apo diçkaje tjetër trupore, apo si e bukur e një mendimi apo shkence; apo si një bukuri e cila ka vendin e vet në diçka tjetër më shumë sesa te vetja, që është në gjënë e jetuar, apo në tokë, apo në qiell apo kudo tjetër; ai do ta shohë atë si absolute, duke ekzistuar vetëm brenda vetvetes, unike, të përjetshme dhe të gjithë gjërat e tjera si pjesëmarrëse në të; ende në një mënyrë të tillë që teksa ato trashëgojnë qenien dhe kalojnë tej, ajo asnjëherë nuk pëson ndonjë rritje apo zvogëlim, apo ndjen ndonjë ndryshim[6].
Dhe ai vazhdon të thotë se një njeri që studion këtë lloj bukurie së pari do t’iu japë të gjithëve prejardhje në këtë mirësi të vërtetë të jetës së tij, kjo qenie mbështetet vetëm te mirësia e vërtetë, dhe ai vijon për të shtuar atë duke çuar përpara dhe ndriçuar mirësinë e vërtetë që ai e ka privilegj të qenies që beson në zot dhe që e bën veten të pavdekshme, nëse një njeri mund ta bëjë[7].
Dhe unë mendoj se ky është gur-kyç në traditën e madhe të estetikës dhe ajo lulëzoi te Plotini që nxori në pah shumë mendime interesante rreth një vepre arti. Për shembull, ai tregoi unitetin e veprës së artit dhe tha se ajo nuk është një lloj uniteti në të cilin konsistojnë shumë pjesë që janë vënë bashkërisht për të bërë një të tërë, por se ajo është një tërësi e cila konsiston e tërë, e cila më pas zhvendoset poshtë gjithë pjesëve të saj; e cila është një vëzhgim shumë i thellë i llojit të organizimit që ti merr në një vepër arti. Me aq sa di unë, kjo traditë e veçantë e estetikës nuk është studiuar, me përjashtim në Universitetin e Durhamit ku unë ua mësoj atë studentëve të mi.
Arsyeja për këtë është thelbësisht se deri më tani ne e kemi trajtuar letërsinë si një përvojë evolucionare, si një frymëzim dhe kjo është e gjitha. Ajo është vërtetë e përsosur. Dhe, në një farë mase, dikush mund ta përçojë këtë te të tjerët. Por kur një fizikan flet për bozonet dhe pjesët nën-atomike, ai ka një mekanizëm i cili aktualisht i ndërthur ato si drita apo i tregon ato në disa mënyra të tjera. Si mësues i letërsisë, kur unë kërkoj që të flas rreth niveleve më të thella të letërsisë, unë duhet të mbështetem në nivelin e Vetëdijes së njerëzve që janë duke më dëgjuar mua dhe, që unë duhet ti fitoj ata, aq sa unë të mundem, dhe aq larg sa ata mund të shkojnë. Ajo çfarë unë dëshiroj të shoh është zhvillimi i disa lloje teknikash për të bërë të qartë objektivin, për ta bërë të kapshëm këtë temë që po flasim.
Maharishi: Unë mendon se ne iu mësojmë studentëve mekanizmat e studimit të letërsisë. Ne iu tregojmë atyre si të analizojmë, si të krahasojnë dhe si të zhvillojnë. Tani ne iu tregojmë atyre që të gjitha këto vlera të ndryshme në strukturën e letërsisë janë të përqendruara brenda në një shprehi të caktuar, mbështetur në Vetëdijen e shkrimtarit. Dhe të gjithë shkrimtarët e mëdhenj, pranohen si të mëdhenj në fushën e letrave, sepse kanë një ndërgjegje tejet gjithëpërfshirëse, shumë të madhe, tejet natyrale dhe shumë të thjeshtë.
Për ta bërë gjykimin e shprehive të tyre nga ai nivel që ata flasin, studentët që duhet për të vlerësuar të gjithë mekanizmat e ndryshme që përfshihen në një vepër letrare, duhet të kenë së paku nivelin e vetëdijes së atyre shkrimtarëve të mëdhenj. Në rast të kundërt, shkrimtari mund ta ketë vënë një arrë këtu dhe studenti mund ta shohë atë jo si arrë, por si një bulon. Ai nuk do të jetë në gjendje për të vlerësuar letërsinë, për të thënë më të paktën e saj.
Për të arritur në nxjerrjen e përfitimit maksimal prej potencialitetit në shprehitë e letërsisë është tejet e nevojshme për studentët që të ushtrojnë Meditimin Transcendental në mëngjes dhe në mbrëmje, dhe të zhvillojnë Vetëdijen e tyre; dhe, sepse ndërgjegja çlirohet nga stresi dhe ankthet, edhe vetëdija bëhet më e pastër; ajo do të bëhet më fleksibël, dhe teksa vetëdija do të bëhet më fleksibël, më e rrjedhshme, ajo do të jetë në gjendje që të rrokë horizontet më të gjera të të gjithë mekanizmave që strukturojnë një pjesë letrare[8].
E vërteta është se një mësues vetëm mund të tregojë shenjat në vlerat e pakta. Ato janë në ndërgjegjen e studentëve në kohën që ata lexojnë një pjesë që është e rëndësishme. Në kohën që ata lexojnë një pasazh, do të masin thellësinë e sa më shumë vlerave, dhe do të jenë në gjendje që ta bëjnë këtë në një mënyrë tejet të natyrshme, në një mënyrë relaksuese, teksa Vetëdija e tyre është e pastër; kur studentët nuk kanë ndonjë ide të paracaktuar rreth saj, kur nuk ekziston ndonjë ngjyrim i ri në vizionin e tyre, si dhe që vizioni i tyre është tejet transparent, shumë i patër, vetëdija e tyre është shumë e thjeshtë, shumë natyrale. Më pas ata mund të përftojnë të gjithë atë që përmbahet në një shprehi (letrare ) në një mënyrë natyrale, në një mënyrë më të plotë.
Nëse studenti nuk e ka të arritshme atë Vetëdijen e pastër, – atë gjendje të thjeshtë, natyrale, të lehtë të ndërgjegjes teksa lexon një pjesë letrare, – ai do të mendojë rreth asaj që i tha mësuesi, – ai tha tri pika janë atje: Tani ne duhet të analizojmë, dhe duhet të sintetizojmë dhe duhet të bëjmë këtë për të kuptuar, dhe duhet të bëjmë këtë tek ritmi.
Dhe nëse ata analizojnë ato gjëra mbi bazën e parimeve që mësuesi iu ka mësuar, ku një parim aplikohet dhe gjendet këtu, po, – diçka është gjetur këtu; parimi i dytë është aplikuar këtu dhe është gjetur diçka atje, më pas ata do të jenë më të lodhur sesa po të futen në impulsin natyral të evolucionit, i cili është potencialiteti i veprës letrare. Ai rrjedh, dhe nëse rrjedh në një mënyrë natyrale, ndërgjegja e studentit mund të qarkullojë me atë rrjedhë; ai mund të kuptojnë jo vetëm ato vlera, por edhe shumë vlera të tjera që përmbahen në një vepër letrare, në të njëjtën kohë, në një mënyrë shumë natyrale.
Për më tepër, dikush mund ta studiojë letërsinë mbi bazën e disa parimeve që profesori i sajon për të analizuar apo gërmuar për një kuptim më të thellë, apo dikush mund të shijojë rrjedhjen dhe ta krahasojë atë rrjedhë dhe të krahasojë atë kuptim me disa gjëra të tjera. Nëse dikush ecën sipas parimeve, ashtu siç diktohen nga mësuesi, ai nuk do të jetë në gjendje të kuptojë atë ndikim evolucionar që përmban një pjesë letrare dhe dikush tjetër do ta bëjë atë shumë shpjet, pa lodhje. Gjithashtu, ne kemi parë shumë interpretues, apo këngëtarë apo dirigjentë që performojë në opera dhe më pas kthehen të rraskapitur në shtëpi. Kjo nuk është muzikë! Studimi i letërsisë është evolucionar: Ai e çon tej studentin me lehtësinë më të madhe të mundshme. Dikush i gëzohet një pjese letrare në një mënyrë tejet natyrale dhe Vetëdija e studentit rrjedh me rrjedhën e fjalëve, me rrjedhën e rregullt dhe ritmike të rimave, të vargjeve. Studenti përfton rifreskim.
Kjo ndodh për shkak se studentët janë si shkencëtarët. Përqasja e tyre ndaj letërsisë është objektive. Ata duan të shohin çfarë përmban ajo. Ata nuk janë të kushtëzuar për të gjetur diçka në këtë pjesë apo për të gjetur diçka tjetër në atë pjesë. Kjo është tamam si një njeri që ka gota të verdha dhe më pas ai do të shohë vetëm të verdhën. Nëse ai ka gota blu, ai do të shohë vetëm blunë. Një njeri që nuk ka gota do të shohë realitetin e paprekur objektiv nga kjo anë.
Kur letërsia e madhe është pranuar në dhënien e një “momentum”-i për të rrjedhë Vetëdijen e lexuesit sepse thjeshtësia dhe natyraliteti i lexuesit është ai që lexuesi nuk ka ndonjë nocion të paracaktuar rreth Shekspirit apo Miltonit, dhe më pas ai i gëzohet në mënyrë natyrale të gjitha vlerave që janë në atë rrjedhë, në ritëm, në rend, në kuptim.
Kuptimi i madh, të gjitha nivelet e natyrës, – e tërë loja e natyrës gjendet brenda pjesëve të suksesshme letrare.
Kështu që, theksi këtu qëndron në kultivimin së paku të atij niveli të lartë të Vetëdijes që ka projektuar ajo pjesë letrare. Studentët e letërsisë duhet të kenë atë Vetëdije të pastër. Ajo është si vetëdija e shkencëtarëve. Shkencëtari është i gatshëm në çdo kohë që të kuptojë çfarë ka këtu në një mënyrë shumë të thjeshtë. Pra, në mendjet e tyre studentët e letërsisë nuk duhet të kenë ankth rreth kësaj apo asaj.
Në një mënyrë natyrale, ekziston rrjedha e vargjeve apo rrjedha e fjalëve, qoftë në një poemë apo në një varg; ekziston rrjedha natyrale dhe dikush kupton thellë, shumë thellë dhe do të shpalosë potencialitetin e një pjese letrare.
Ajo nuk është një gjë e detyruar. Jo! Dhe kjo është pse studentët e mirë të letërsisë zhvillojnë atë natyrshmëri në jetë, atë spontanitet, atë aktivitet evolucionar në jetë, pra që çfarëdo që ata bëjnë, po bëjnë gjënë e drejtë; ata nuk po bëjnë gjënë e gabuar[9]. Për shkak të natyrës evolucionare brenda tyre, e cila është latente, është gjallëruar studimi i letërsisë. Ekzistojnë shumë kuptime të mëdha në studimin e letërsisë, por ai duhet të bëhet bashkë me të ushtruarin në mëngjes dhe në mbrëmje të Meditimit Transhendental; pra të rritet aftësia e kuptueshmërisë, e fleksibilitetit e cila është shumë shumë e nevojshme kur dikush rrjedh në një pjesë letrare.
Çfarë ndodh? Shpeshherë në një pjesë të mirë letrare ka kundërshti të mëdha që dalin në çdo moment. Me pak valë lart-e-poshtë, shkrimtari ka përçuar të tërë historinë e jetës tek lexuesi. Kundërshtitë e mëdha, dy shprehi të mëdha kontraktuese, – ndonëse ato kontraktohen në rrjedhën e tyre, apo kanë një kontrast të madh në kuptimin e tyre.
Pra, rrjedha spontane e ndërgjegjes së poetit ofron shumë e më shumë kontraste në shprehi të shkurtra. Sharmi i poetit rritet kur ngjizen bashkërisht dhe kontrastojnë lartësisht në vlerat e tyre. Shumë kontraste të mëdha vihen pranë bashkërisht dhe me këtë vjen ai ritmi i shpejtë i evolucionit.
Ju e dini se nëse një valë është duke qarkulluar shpejt, një valë shumë më e madhe lart-e-poshtë dhe lart-e-poshtë, dhe nëse dikush përfshin peshën dhe thellësinë e asaj vale në një goditje, më pas njëra përfshirë tërë linjën e evolucionit.
Në përfshirjen e dy vlerave kontraktuese në të njëjtën kohë ekziston një përfshire e shkallës tërësore të procesit evolucionar dhe kur një goditje, Vetëdija e dikujt përfshin shkallën totale të procesit evolucionar, më pas ai impuls i Vetëdijes është i përmbushur për shkak se ai është duke gjallëruar potencialitetin tërësor të jetës. Ai është duke gjallëruar vetëdijen e përsosur.
Në të gjitha pjesët e bukura letrare, qoftë prozë apo poezi, ekzistojnë vlera kontrastuese të mëdha, të ndërthurura bashkërisht. Bashkim i kundërshtive të mëdha! Dhe kjo është që e bën krijimin, që bën botën. Ekziston një vlerë transcendentale, tërësisht abstrakte, e pamanifestuar, e pakufishme, gjendja bazë e jetës – Vetëdija e pastër. Dhe, ngjashmërisht, ekzistojnë kufij të ashpër, pjesëza të vogla të kohës dhe hapësirës së bashku. Ky është vizioni i Vetëdijes Kozmike. Unë do të doja që të shkoja më larg për të thënë se vetë studimi i letërsisë në vetvete do të jetë një shtytje për studimin e Vetëdijes, së bashku me ushtrimin e Meditimit Transcendental. Për shkak se shumë studime të letërsisë trajtojnë ndërgjegjen e lartë dhe të ulët të dikujt, kjo do të thotë se ajo nuk është kurrë e ulët, por ajo përfaqëson dy vlera kundërshtuese dhe në përfshirjen e këtyre dy vlerave gjendet të kuptuarit e të gjithë mekanizmave të procesit evolucionar.
Mekanizmat e procesit evolucionar shkojnë përtej aktivitetit dhe pushimit, aktivitetit dhe pushimit…. Ky qark i aktivitetit dhe pushimit ndodh në disa nivele; në nivelin e rrjedhjes, në nivelin e kuptimit dhe në nivelin e tingullit. Të tri këto gjëra ecin bashkërisht, dhe kur Vetëdija e dikujt është mësuar për të rrjedhë në këto tri vlera, më pas kjo rrjedhë është rrjedhë e evolucionit. Kjo është një fushë shumë e bukur Letërsia është shumë shumë fushë e bukur, dhe mësuesit e letërsisë vetëm duhet që t’i udhëheqin studentët e tyre në aftësinë për të pasur këtë kuptueshmëri të vlerave të mëdha kundërshtuese dhe kjo zhvillohet natyrshëm përmes ushtrimit të Meditimit Transcendental.[10]
Profesor Malekin: Ajo çfarë ju po thoni është tërësisht në linjë me shumë tradita të mëdha të shkrimit dhe estetikës angleze, në kuptimin e asaj që shkrimtarët anglezë flasin rreth të shkruarit. Unë mendoj se në këtë moment puna jonë është ndoshta jo të mësojmë studentët, por mësuesit. Shumë shpesh ata bëjnë ekzaktësisht atë gjë që ju keni përshkruar, si një përqasje të një personi që është në tension. Ata shkojnë tek letërsia me ide të paramenduara. Ata shikojnë në një pjesë letrare për të demonstruar ato ide. Ata i nxjerrin idetë jashtë dhe flasin rreth tyre dhe letërsia ecën, teksa përvoja ka ikur. Por, vetë shkrimtarët janë shumë shumë të ndryshëm në përqasjen e tyre.
Sigurisht, aspirata madhore e shkrimtarëve të pas Rilindjes në Angli ishte të frymëzonin për krijimin në kohë të një vepre e cila duhet të lidhë realitetin e kohës dhe përjetësinë, e cila duhet të përmbajë të tërë kohën e ngritur në nivelin e përjetësisë. Dhe kjo është dëshmuar “mo-ta-mo” teksa Spenser u përpoq për të realizuar një gjë të tillë. Kjo ishte tamam ajo çfarë la pas përpjekja e Milton. Kjo u trajtua në kritikën e Sër Philip Sydney dhe është lehtësisht e mundur që dikush të frymëzohet pas veprës së Shekspirit teksa ajo e bëri të pavdekshëm atë.
Maharishi: Vlera e letërsisë është që ti japë një drejtim të ri kohës; për shkak se ajo kupton pakohëshmëri. Ajo përfshin realitetin transcendental, së bashku me rrjedhën e kufijve. Ne mund të themi se kjo është pse letërsia ka qenë jo vetëm pasqyrë e Vetëdijes së çdo kohe, por edhe dritë orientuese e Vetëdijes së çdo epoke.
Profesor Malekin: Po. Në rregull. Kritika, ashtu siç ajo ushtrohet tani, ka qenë aspekt pasqyrues, por ajo duhet të jetë një aspekt orientues i dritës.
Masharishi: Dritë orientuese! Në vlerën sipërfaqësore ajo reflekton ngjarjet e botës; ajo reflekton ngjarjet apo të thënat e përbashkëta të njerëzve; mënyrën e përbashkët të të menduarit, mënyrën e tyre të përbashkët të të vepruarit. Por më tej, duke nisur nga niveli sipërfaqësor i gjendjes së tanishme, një pjesë e suksesshme letrare është në zonja të japë një drejtim të ri në kohë, në çdo vend, në çdo pjesë të botës, në të tërë botën. Ajo është në shprehitë e pakoha të cilat përmbajnë tërë procesin evolucionar që ka aftësinë për të dhënë një drejtim në kohë.
Profesor Malekin: Po. Dhe kuptimi i veprës merret në atë nivel i cili është shumë më i imtësishëm sesa ai lloj kuptimi i cili është nxjerrë nga të analizuarit e saj në nivelin sipërfaqësor, përmes shqyrtimit të leksioneve naive morale, apo përmes vështrimit të letërsisë si një shembull apo produkt i ndryshimeve ekonomike apo gjërave të tjera të këtij lloji.
Kjo lloj analize është tejet sipërfaqësore. Ky lloji mendimi për të cilin po flisni ju është në një nivel shumë më të thellë dhe kuptimi që del është shumë më i imtësishëm; ky është më pak konceptualizues; është më shumë fleksibël; është i gjallë, i thjeshtë.
Maharishi: Kjo është sepse ne po flasim nga ai niveli bazë i teorisë kuantike letrare, nga ai niveli i Vetëdijes i cili aktualisht kapërcen tek letërsia. Ideja është se – përmes kësaj mënyre gjithëpërfshirëse ku mekanizmat tërësor të evolucionit në shprehitë e përkundërta vendosen bashkë, shumë lehtë dhe rroken me një shikim të shpejtë, – studentët e letërsisë do të rriten në atë aftësinë që transcendon kohën. Më tej, nga ai nivel i ndërgjegjes, ata do të përftojnë një drejtim të ri në kohë i cili është pritur prej tyre. Po çfarë pret shoqëria nga studentët e Shekspirit, apo Milton-it apo Wordworth-it? Një dritë të re frymëzimi në bazën e mënyrave aktuale të jetës, diçka të re nga e kaluara, diçka të famshme prej saj që të mund të shtohet në vlerat sipërfaqësore të jetës së tanishme.
Profesor Malekin: Unë mendoj se ata gjithashtu zhvillojnë njëfarë përbrendësie me një shkallë të gjerë të përvojës së zakonshme.
Maharishi: E kaluara mund të orientojë të tashmen vetëm nëse ekziston një vlerë e përjetshme në ndërgjegjen e njerëzve të brezit të tanishëm. Përjetshmëria e brumos kohën; – të tashmen, të shkuarën apo të ardhmen, – në çdo strukturë. Kjo është karriera e suksesshme e studentëve të letërsisë apo e shkrimtarëve. Ata japin një drejtim në kohë për shkak se ata e gjejnë veten e tyre duke qëndruar në një nivel të pakohë të pafundësisë. Si edhe shumë shkencëtarë, shkrimtarët e kuptojnë vlerën e kohës dhe kur ata janë të aftë të përcaktojnë vlerën e kohës së tanishme, ata janë në gjendje që ti japin çdo drejtim asaj.[11]
Profesor Malekin: Unë mund të them se çiltërsia me të cilën ju keni folur, apo ky objektivitet, i cili është tejet intim në pafajësi, si dhe i nevojshëm për studentët, unë mendoj se gjendet gjithashtu te shkrimtarët. Më vjen keq që të kthehem prapa tek Shekspiri, por ai është shkrimtari më i madh që kemi.
Unë mendoj se një prej tipareve të dallueshme që e bën atë të veçantë, teksa e krahason me çdo shkrimtar tjetër në gjuhën angleze, është një pafajësi e pazakontë në mënyrën në të cilën ai formëson veprat e tij. Shkrimtarët e tjerë përpiqen t’i trillojnë veprat e tyre ndërsa Shekspirin duket të jetë tërësisht i pamundimshëm. Ata vetëm rriten.
Maharishi: Ju e shikoni, ndër matematikanë thuhet se hapësira boshe është burimi i të gjitha strukturave. Në teorinë e strukturës së matematikës, çdo strukturë mund të ndërtohet jashtë strukturës që ekziston. E njëjta gjë vlen edhe këtu, – nëse Vetëdija është e pastër, nëse ajo nuk ka ngjyra të mëparshme në të, më pas në atë gjendje të Vetëdijes së pastër gjendet aftësia për kuptueshmëri më të madhe, – pikërisht për shkak se Vetëdija e pastër është ndërgjegje e pakufishme. Ndërgjegja e pakufishme e qenies është e pamanifestuar, është gjendja më e thjeshtë e Vetëdijes, është një lloj boshësie, gjendje vakuumi e vetëdijes. Ajo është një hapësirë boshe nga e cila mund të dalin të gjitha strukturat e tjera. Ajo është si një valë sinusoidale nga e cila mund të dalin të gjitha valët.[12]
Pra, ai është niveli më i thjeshtë i ndërgjegjes, i cili përmban brenda tij të gjitha mundësitë. Prej të gjitha mundësive mund të dalë çdo mundësi e dikujt në mënyrë të rehatshme, përshtatshme, natyrale, pa ndonjë humbje kohe apo energjie apo pa bërë përpjekje.
Kur ju thoni thjeshtësi e shprehive, e të kuptuarit të madh që gjendet te letërsia, më pas ne dimë se ai vjen nga niveli më i thjeshtë i Vetëdijes nga niveli më i pastër i saj.[13] Kjo është ajo që po theksojmë se çdo student i letërsisë zhvillon atë Vetëdije të pastër dhe më pas do të mbërrijë natyrshëm në kuptueshmërinë e shprehive.
Ajo çfarë e bën një pjesë letrare të bukur është spontaniteti i ritmit, rendi, kuptueshmëria më e madhe, kompaktësia. Të gjitha këto cilësi të bukura bashkë nxisin çdo moment të të folurit, çdo moment të të menduarit, çdo moment të intelektit, çdo moment të perceptimit, çdo moment të aktivitetit.
Studimi i letërsisë është një përvojë e tillë gjithëpërfshirëse për ndërgjegjen që rritet në atë maturi nga ku, brenda vetvetes, duke mbetur tërësisht e thjeshtë, të gjitha komplikimet dhe ngatërresat e mekanizmave të evolucionit do të performojnë në mënyrën më të thjeshtë.
Profesor Malekin: Me sa duket këtu gjendet sërish aftësia që Shekspiri nuk ka refuzuar kurrë asgjë. Ai ka një botë të gjerë personazhesh; shumica e tyre të këqij, dhe dikush mund të mendojë se shumica e tyre janë të pështirë. Dhe nuk ka dyshim për djallëzinë brenda qenies së tyre, ashtu siç dhe dikush ka ndërgjegja në njerëzinë së tij, mirësinë e tij.
Maharishi: Ai e di se një zog në dorë vlen sa për dy në pemë.
Profesor Malekin: Por, ai ka simpati brenda tyre.
Maharishi: Ai bën mirë jashtë saj.
Profesor Malekin: Tamam. Unë mendoj se ky është një prej tipareve dalluese të tij. Kjo është një prej arritjeve të jashtëzakonshme, pra për të përshkruar një njeri të keq në një mënyrë të tillë që dikush të bëhet i ndërgjegjshëm për mirësinë e tij. Kjo është e pabesueshme.
Maharishi: Kjo tregon se çfarë është procesi evolucionar: në çfarëdo situate, ai e çon atë në një gjendje më të lartë. Kjo ajo është çfarë kupton “evolucioni”. Çfarëdo lloj mendimi që të jetë këtu, ai e çon më tej, në një gjendje më të mirë, në një vlerë më të pasur, në një vlerë më të madhe. Pra, kur Vetëdija është e thjeshtë, në atë gjendje, aftësia për të rroku është më e madhe për shkak se në atë Vetëdije të pastër është në fushën e të gjitha mundësive. Tamam si hapësira boshe, një hapësirë boshe e cila nuk kishte asgjë deri në atë moment. Tani ju mund të vendosni çdo gjë brenda saj. Njësoj, edhe Vetëdija e pastër është ajo gjendje e bukur e ndërgjegjes në të cilën është e mundur gjithçka.
Ajo është si ndërgjegja e shkencëtarëve. Shkencëtari nuk shton ndonjë gjë nga vetja e tij. Ai e mban larg subjektivitetin e tij. Në mënyrë të pastër dhe objektive ai ecën në atë çfarë gjen. Në letërsi dikush shpreh atë çfarë gjen dhe e shpreh në një mënyrë të tillë që menjëherë është i arritshëm niveli tjetër i evolucionit dhe në momentin tjetër, arrihet niveli tjetër, e sërish niveli tjetër, pa e vrarë mendjen se çfarë përshkruan. Ky është vizioni i njeriut të letrave; qoftë nëse ai është mësues letërsie, qoftë nëse shkruan, apo është student i letërsisë apo ai lexon. Të gjithë ata duhet të kenë atë gjendje të thjeshtë të ndërgjegjes, atë gjendje natyrale të Vetëdijes, e cila përmban në kohë mekanizmat tërësorë të evolucionit.
Profesor Malekin: Dhe nëse dikush vështron letërsisë, konstaton se është letërsi ajo që ka cilësinë e pakohëshmërisë, e cila në fakt mbijeton në kohë. Sërish Shekspiri është një shembull i qartë në letërsinë angleze. Ai eci drejt përgjatë shekullit të XVIII kur ai duhet të lihej në harresë të plotë për shkak se ai theu çdo rregull të vetëm që ata e mendonin si një rregull të shkruar mirë. Ata thoshin se nëse ju shkruani një dramë, ju duhet të bëni këtë, e atë dhe të tjera…, por Shekspiri nuk bëri asnjërën prej këtyre gjërave. Gjithmonë ata duhet të shtojnë një kusht: Mbi të gjitha, Shekspiri ishte një gjeni dhe gjenitë ecin pa iu bindur rregullave të cilat çdokush tjetër do ti kishte ndjekur. Ata kapërcejnë hap pas hapi, por ata nuk mund të ndihmojnë; por njohin cilësinë që ishte. Ai mbijetoi mrekullisht pavarësisht nëse mund të ishte një periudhë potencialisht armiqësore apo jo.
Maharishi: Rregullat e tanishme tregojnë burimin e tyre, tregojnë lindjen e tyre nga këto bukuri, këshilla të natyrshme të tërësisë. Rregullat vijnë nga atje. Kur dikush analizon se kush iu ka bërë këto gjëra kaq të bukura, vjen në përfundimin se ajo është një shprehi natyrale, spontane e cila ka plotësinë brenda saj.
Dhe kur ne flasim për plotësinë ne themi të njëjtën gjë; që kur vlerat kundërshtuese vihen bashkë siç duhet; në një fjalë gjithëpërfshirëse; brenda një shprehje, atëherë të gjithë mekanizmat e evolucionit do të jenë të arritshme atje për shkak se në çdo hap ka qëndrime kundërshtuese. Dhe kjo mund të jetë kur ndërgjegja e shkrimtarit është tejet natyrale. Pikërisht sepse evolucioni ecën përgjatë këtyre dy vlerave kundërshtuese; – aktivitet-e-pushim, aktivitet-e-pushim, Dhe kur kjo ndodh në nivelin e kuptimit, është një gëzim për intelektin, është zgjerim i intelektit. Ai është gjallërimi i potencialit të plotë të intelektit, i cili është kënaqësi për egon e dikujt.
Profesor Malekin: Sërish ju po trajtoni idetë e rregullave në nivel shumë më të thellë se ato të shekullit të XVIII. Ata kishin ide shumë më sipërfaqësore se për çfarë, pse dhe cilat rregull ishin; Sigurisht, unë mendoj se Shekspiri nuk është përshtatur me to.
Maharishi: Të gjitha rregullat e letërsisë kanë buruar nga ai nivel mekanik kuantik.
Profesor Malekin: Ata nuk i dinin mekanizmat kuantikë?
Maharishi: Vetëdija dhe rrjedha e vetëdijes! Sepse Vetëdija është shpirtërore në natyrën e saj, rrjedha e Vetëdijes ka atë vlerë shpirtërore në të, dhe kur ne themi rrjedha e Vetëdijes ka vlerë shpirtërore, ne kuptojmë se Vetëdija përmban tërësinë e universit.
Të gjitha ligjet që janë përgjegjëse për çdo aktivitet në kozmos, të gjitha janë në atë rrjedhë të Vetëdijes, në atë rrjedhë të pamanifestuar. Filozofi merr burimin e gjithë krijimit të atij realiteti të pamanifestuar transcendental, i cili është Vetja e dikujt. Dhe rrjedha e Vetes, rrjedha e Vetëdijes, rrjedha e rendit, dhe ritmit dhe kuptueshmërisë shpreh vetëdijshëm totalitetin e jetës, – e gjitha kjo është e arritshme në fushën e letërsisë.
Profesor Malekin: Mbase kjo mund të shpjegohet sepse letërsia rrok virtualisht çdo lloj subjekti të materies dhe e kthen atë në një produkt interesi; madje thellësisht.
Maharishi: Po, e kthen atë brenda një programi apo progresi të shpalosjes së potencialit të plotë të jetës, duke zhvilluar atë Vetëdije të pastër e cila është një fushë e të gjitha mundësive, është shtëpia e të gjitha ligjeve të natyrës, e cila është shtëpia e të gjitha dijeve, burimi i të gjitha shprehive dhe të folurit. Letërsia është një mësuese e madhe në përditshmëri për të jetuar Absoluten. Ajo është një trajnuese në çdo moment të jetës për të shfaqur shprehinë e Absolutes në çdo fazë të aktivitetit, në çdo impuls të të folurit, në çdo mënyrë të mendjes. Letërsia është një fushë tejet e madhe për të kuptuar proceset evolucionare në nivelin intelektual dhe duke i përjetuar ato në nivelin e Vetëdijes.
Profesor Malekin: Një raport i mirë i letërsisë me të shkuarën, veçanërisht në shekujt e XVII dhe XIII në Angli ishte ai rreth subjekteve që ishin gjasme të pakëndshme. Shumë prej tyre ishin satira të një lloji apo të një tjetri. Por, sërish ato ishin shumë të çuditshme: Të lumturonin pa masë kur i lexoje dhe ato më kujtojnë atë pjesë në Bhagavad – Gita, e cila thotë se një njeri i zgjuar, një gur dhe gjërat e tjera ndryshe janë të njëjta. Satira i rrok të gjitha llojet e budallallëqeve qesharake njerëzore, ekzagjerimet e tyre, dhe i bën ato shumë më tepër të çuditshme sesa ç’mund të jenë normalisht. Dikush sheh veten në një karikaturë të frikshme; ashtu siç dikush tjetër lexon këto gjëra dhe është në gjendje që të qeshë me veten dhe dikush të çlirohet përmes kësaj të qeshure. Unë mendoj se kjo është sërish diçka, e cila nuk është gjithmonë e vlerësuar; kur në fakt pakënaqësia e kësaj lloj letërsie është pjesë e mekanizmave të rritjes drejt përndritjes.
Maharishi: Kjo është për shkak se nuk ka rëndësi gjendja e ekzistencës; ajo frymon në procesin e evolucionit. Ekzistencë e shëmtuar, ekzistencë e bukur, ekzistencë statike, duke rrjedhur pra kjo ekzistencë, – nuk ka rëndësi se në çfarë gjendje është, por ajo bartet në procesin e evolucionit. Ashtu siç ne e kemi parë tashmë, – edhe për shkak se çdo impuls letrar është në akord me procesin evolucionar, pra kur një mendje e kulturuar shikon në një gjë që e ka parë, – çfarë ai sheh është niveli mekanik kuantik i objektit; çfarë ai sheh është ai nivel i pashfaqur i objektit ku të gjitha ligjet e natyrës janë duke funksionuar; dhe ai sheh që të gjitha ligjet e natyrës janë duke e çuar këtë ekzistencë drejt një niveli më të lartë, më të lartë, akoma më të lartë. Ai është vizioni gjithëpërfshirës i poetit apo shkrimtarit që sheh jo në strukturën sipërfaqësore të saj; pra sa më shumë që ai sheh mekanizmat, përfshihet në evolucionin e tij. Dhe kjo ndodh sepse nuk ka rëndësi se çfarë sheh dikush, siç ju e thatë për Bhagavad – Gita, nuk ka rëndësi se çfarë sheh, – dikush sheh evolucionin atje, edhe për shkak se evolucioni gjendet në natyrën e çdokujt, – dikush sheh natyrën e vet në çdo gjë, dhe kjo referencë ndaj Vetes e bën çdo gjë të gëzueshme. Pra, studimi i letërsisë mund të të çojë aq larg sa mund të zhvillojë Vetëdijen e Unifikuar. Ne mund të themi që kjo është vlera transcendentale e këtij studimi, vlera e letërsisë. Përmes vlerës transcendentale, ne kuptojmë vlerën tërësore. Tërësia e vlerës së letërsisë gjendet në ngritjen e asaj ndërgjegje të unifikuar, ku dikush kupton në një mënyrë natyrale, pa përpjekje, kundërshtitë e mëdha: dritën dhe errësirën; malet dhe lumenjtë, dallgëzimet dhe oqeanin, – vlerat e mëdha kundërshtuese kuptohen në një mënyrë tejet natyrale, dhe bëhen të përdorshme në evolucion. Kjo është një aftësi e madhe e evolucionit që jep gjallëri, ai potencialitet i evolucionit jep gjallëri dhe kjo është përsosmëria e letërsisë.
Profesor Malekin: Ajo çfarë ju thatë edhe një herë është se cilësia evolucionare e letërsisë mbështetet nga vetë shkrimtarët. Shelley fliste për burimin e fshehur të mendimit njerëzor. Fatkeqësisht, ai nuk do ta ketë ushtruar teknikën e Meditimit Transcendental që ta çonte atje.
Maharishi: Nuk ka rëndësi. Madje, edhe pa të, ai mund të ketë parë, – se çfarë gjendet përtej shprehjes së tij, – realitetin transcendental.
Profesor Malekin: T. S. Eliot thoshte se kur ai krijonte, gjëja e parë që i vinte në mendjen e tij shpesh herë ishte jo vargu, por ishte ritmi dhe ritmi gradualisht formonte fjalët dhe fjalët-vargje formonin poemën.
Nëse unë mund ta arrij atë fazë ku vetja ime ta çojë gjuhën drejt niveleve më të përsosura, derisa unë ta shoh atë duke u zhvilluar drejt nivelit Absolut dhe duke buruar brenda një poezie dhe nëse unë mund t’ua përcjell më pas studentëve të mi në atë nivel që e ndjej; së paku, të di se çfarë po iu flas atyre.
Maharishi: Ne shpjegojmë atë përvojë te studentët, si përvoja e gjendjes së përsosur të mantrës, impulseve të përsosura të mantrës[14]. Çdo impuls i përsosur është strukturuar në atë gjendje të të gjitha mundësive, në natyrën gjithëpërfshirëse të jetës, në të gjitha proceset evolucionare, në të gjithë njohjen. Ajo është shtëpia të gjitha ligjeve të natyrës, e cila e lartëson dikë për të performuar veprimin në harmoni me natyrën.
Në jetën praktike ajo ka një vlerë për të mos dhunuar ligjet e natyrës dhe, për rrjedhojë, për të mos krijuar një terren për vuajtje. Në një mënyrë tejet të natyrshme, njëherë e një kohë, askush nuk i dhunonte asnjë prej ligjeve të natyrës teksa fliste, sillej dhe vepronte; pra nuk e cenonte natyrën, dhe kur dikush nuk e cenon natyrën, ai nuk i shkel ligjet e natyrës. Dikush nuk krijonte terren për vuajtje dhe ky është tipar i njeriut të zgjuar. Në mënyrë të natyrshme, njeriu i zgjuar ka aftësinë e të menduarit drejt, të sjellit drejt, të vepruarit drejt. Kjo mund të vijë vetëm përmes stabilizimit të Vetëdijes së pastër, përmes stabilizimit të Vetëdijes Transcendentale.
Pra, ky Meditim Transcendental vjen për të qenë bazë e studimit të letërsisë: për të pasur atë aftësi për kuptueshmëri të gjerë, kuptueshmëri maksimale, nëse ne po kërkojmë poshtë thellësive të oqeanit apo po kërkojmë në lartësitë e malit. Kuptueshmëri. Apo nëse jemi duke kuptuar lartësinë e malit në reflektimin e ujit, në thellësinë e liqenit. Pra, ne mund të kemi lartësinë dhe thellësinë në një vizion. Është tejet e nevojshme për të zhvilluar atë lloj kuptueshmërie, për ta shijuar realitetin e letërsisë dhe për ta bërë studimin e letërsisë një proces të evolucionit, në kuptimin e të zhvilluarit të kësaj aftësie prej ku ne nuk do të cenojmë ndonjë ligj të natyrës dhe nuk do të krijojmë një terren për vuajtje. Ne do të jemi duke strukturuar hapat e progresit të të gjithë kohës pa pasur nevojë të shkojmë brenda thellësisë së ndonjë hapësire vuajtjeje.
Profesor Malekin: Nëse kjo bëhet e mundur, do të jetë një përmbushje e aspiratës afatgjatë të të gjithë atyre që e kanë mbrojtur studimin e letërsisë. Siç mbase ju mund ta dini, gjatë kohëve të fundit jemi përballur me akuzën e të qenit më pak të dobishëm sepse ndonëse nevojitet një inxhinier për të ndërtuar një urë apo një doktor për të shëruar trupin tuaj, e për çfarë do t’iu duhet juve letërsia?!
Mbrojtja ka qenë tradicionalisht me atë që nëse ju lexoni letërsi, nëse ju studioni letërsinë, më pas do të jeni një njeri i zgjuar. Përgjigje të cilat kanë qenë padyshim, “mirë” por shikoni ata që mësojnë letërsinë!
Maharishi: Unë mendoj se ajo është kohë. Koha është tani. Kjo është koha e të kuptuarit mekanik kuantik të jetës. Koha shkencore është duke u ngritur tani për të qenë Epoka e Përndritjes[15].
Studimi i letërsisë është studim tejet shkencor dhe ku studim po çon në përndritje. Kur ne nisim ta shohim letërsinë në kapërcimet e Vetëdijes, dhe ne e njohim vetëdijen si të qenit shtëpia e të gjitha ligjeve të natyrës, shtëpia e të gjitha njohjeve, dhe fusha e të gjitha mundësive, më pas ne zbulojmë se letërsia, e cila është rrjedhë e vetëdijes, është fushë e të gjitha mundësive.
Profesor Malekin: Mirë, mbase Epoka e Përndritjes do të jetë gjithashtu koha e letërsisë. Më në fund ne do të fitojmë veten tonë.
Maharishi: Epoka e Përndritjes kupton përmbushjen e të gjitha disiplinave, përmbushjen e të gjitha degëve të dijes. Të gjitha degët e dijes janë të realizuara në oqeanin e dijes. Kjo është çfarë bën Shkenca e Inteligjencës Kreative, që ofron bazën e të gjitha disiplinave. Ajo siguron bazën e kapërcimeve të Vetëdijes në Vetëdijen e pastër dhe në këtë mënyrë ajo e bën studimin e letërsisë një vlerë realizuese të ndërgjegjes. Përmes letërsisë dikush gjen përmbushjen, përmbushjen e rrjedhës së lëkundjeve të Vetëdijes.
Profesor Malekin: Kënaqësia e lëvizjes nga palëvizshmëria.
Maharishi: Pra, ajo çfarë kjo teori, kjo teori kuantike e letërsisë, ofron është realizimi te letërsia në çdo bazë të të gjithë letërsisë dhe e bën letërsinë një mjet për tu ngritur në Përndritje.
Profesor Malekin: Mirë. Nëse kjo po zhvillohet për të qenë program i “Maharishi International University” dhe universitetet e tjera të ngjashme që përhapen nga kjo Lëvizje si agimi i Epokës së Përndritjes vend pas vendi, unë ndjej se letërsia do të ndryshojë si lëndë nga çfarë ajo është bërë deri më tani, e cila shpesh është tejet frustuese, më tepër një lloji i ngushtë i studimit, duke u lënë realisht jashtë gjërave të rëndësishme, për tu bërë diçka e vlerës më të madhe njerëzore, me ndikim të menjëhershëm në jetën e atyre që aktualisht studiojnë dhe lexojnë letërsinë dhe në fund ajo do të jetë një mjet për të sjellë realizimin tërësor tek të tërë njerëzit.
Maharishi: Jai Guru Dev[16].
Referencat
[1] 1. The Quantum Theory of Literature: “The flow of Consciousness is at the basis of all Literary Expression”, leksion i mbajtur në Seelisberg, Zvicër më 6 korrik 1976. Biseda u zbardha nga videokaseta
[2] Profesor Malekin është duke iu referuar interesave të Maharishit në lidhje me teorinë e Fushës Kuantike dhe Vetëdijes. Në kohën e kësaj bisede teoritë e Fushës Kuantike ishin në majat drejtuese të Fizikës Teorike dhe fizikantët si Maharishi e përshkruajnë si gjendje vakuumi apo gjendje bazë e pjesëzave elementare që sugjeron fusha e Vetëdijes së Pastër apo Qenia. Që kur Maharishi ka identifikuar përvojën e e Vetëdijes së Pastër me përvojën direkte të gjendjes vakuum në bazën e lëndës dhe energjisë, Profesor Malekin ishte më kurioz për të dëgjuar se çfarë ndikimi mund të kuptojë kjo për teorinë letrare dhe kritikën letrare.
[3] Kërkimet shkencore rreth Meditimit Transcendental tregojnë përmirësim të të menduarit në hemisferën e majtë të trurit, që do të thotë përmirësim i të folurit dhe të menduarit analitik
[4] Shiko shtojcën për një përshkrim sesi përfshihet në veprim/ ose jo individi në Vetëdijen Kozmike
[5] Me “relative” Maharishi kupton më tepër nivelin e shprehur, të manifestuar të realitetit, sesa nivelin e pamanifestuar apo transcendental
[6] Platoni, Simpoziumi, përkthyer nga Walter Hamilton ( New York: Penguin, 1951) 93 – 94, emphasis added. Socrates is relating what his teacher Diotima taught him.)
[7] Plato 95
[8] Kërkimet rreth programit të Meditimit Transhendental tregojnë reduktim të hormoneve të stresit, ulje të ankthit, rritje të fleksibilitetit dhe kuptueshmëri më të madhe.
[9] Spontaniteti dhe të kuptuarit më të gjerë janë aspekte të vetëaktualizimit i cili zhvillohet përmes ushtrimit të teknikës së Meditimit Transcendental. Gjithashtu, studimet kanë konstatuar se si rezultat i zhvillimit të teknikës së Meditimit Transcendental zhvillohet sjellje e moralshme
[10] Aftësia për të integruar të përkundërtat është një aspekt i vetë-aktualizimit i cili zhvillohet tek ata që ushtrojnë teknikën e Meditimit Transcendental
[11] Kërkimet shkencore rreth teknikës së Meditimit Transcendental sugjerojnë se studentët zhvillojnë natyrshëm aftësinë për tu lidhur të kaluarën me të tashmen në mënyrë të kuptimshme
[12] Vala sinusoidale është më e thjeshta, është vala më thelbësore. Maharishi po i referohet këtu teoremës së Fourier, e cila thotë se çdo valë komplekse është krijuar prej kombinimit të valëve më të thjeshta sinusoidale
[13] Maharishi është duke folur këtu për vetëdijen e pastër, formën më të thjeshtë të vetëdijes, në të cilën janë të fshehura të gjitha gjendjet e tjera të vetëdijes. Ju lutem referohuni në paragrafët që pasojnë për një thjeshtësim të kësaj ideje
[14] Gjatë mësimit të teknikës së Meditimit Transcendental studentit i jepet individualisht një mantër apo tingull i caktuar. Mantra nuk ka kuptim njohës, ajo është më tepër një tingull që sipas traditës duhet të ketë një ndikim në mbështetje të jetës mbi vetëdijen e atij studenti gjatë ushtrimit të meditimit
[15] Në janar të vitit 1975 Maharishi përuroi “Dawn of the Age of Englightement”. Studimi i parë shkencor tregon se nëse 1 përqind e popullsisë ushtrojnë teknikën e Meditimit Transcendental, mund të ulet shkalla e krimit në atë hapësirë ku është bërë publike. Maharishi e njoftoi në “Through the window of science, we see the dawn of the Age of Enlightenment”
[16] Maharishi zakonisht sinjalizon fundin e një leksioni apo të meditimit në grup me këto fjalë të cilat kuptojnë “e gjithë fitorja në Guru Dev”, mjeshtri i tij, – një mënyrë tradicionale e atribuiimit të dijes njerëzore që mësoi dhe gëzoi në trashëgimin e mjeshtërve vedikë nga e cila ajo vjen
Materiali është marrë nga libri “The flow of Consciousness” Maharishi Mahesh Yogi on Literature and LAnguage 1971 to 1976”. Botim i “Maharishi University of Management Press”, Fairfield, Iowa, SHBA
Përktheu Albert Gjoka
NO COMMENT