Rreth Nesh

RRETH NESH
“Palimpsest” grupon rreth vetes studiues, kritikë dhe ekspertë të kulturës dhe letërsisë për botimin e një reviste online, e specializuar për botimet e librave në versionin digjital dhe të shtypur, si dhe organizon aktivitete të ndryshme me krijuesit dhe lexuesit.


Themeluesit e Palimpsest janë Albert Gjoka dhe Gazmend Krasniqi.


Një herë në tre muaj publikohet një version digjital i revistës kulturore-letrare “Palimpsest”, të cilën lexuesit mund ta porositin direkt online. Dy numrat e parë do të ofrohen falas për lexuesit.


Revista në versionin online, por edhe në version të printuar që pritet të dalë në një të ardhme jo të largët, do të jetë “agora” e mendimit kritik për prodhimtarinë letrare të traditës dhe atë të ditëve tona, si dhe do të të sjellë krijimtarinë letrare shqipe ose të përkthyer, e përzgjedhur sipas shijeve të stafit drejtues.

Në magazinën tonë kulturore-letrare janë të mirëpritur shkrime të studiuesve, kritikëve dhe përkthyesve.


Palimpsest ka pjesë organike të saj edhe Klubin e Librit, si një vend ku jo thjeshtë bëhen lexime dhe jepen përshtypje për librat, por edhe ndahen këndvështrime të ndryshme, duke i dhënë lexuesit rolin që i takon në procesin e përcaktimit të vlerës së një vepre.


Palimpsest është ent i botimit të librit të printuar dhe atij digjital. Prandaj, ftojmë të gjithë personat që janë të interesuar për të botuar veprat apo përkthimet e tyre që të kontraktojnë drejtuesit e kësaj platforme, e cila e tregtonin librin edhe në versionin digjital.


STAFI
Themeluesit: Albert Gjoka dhe Gazmend Krasniqi

Drejtor Editimi: Gazmend Krasniqi
Dizajni i versionit digjital:
Programimi dhe web development: NetTrade Albania



COMMENTS ARE OFF THIS POST