APOTEOZË GRI
Qielli është gri
Toka është gri
Gri dhe puthja
Buka s’ka erë
Era s’ka erë
S’ka erë lulja
Ëndrra është gri
Gjaku është gri
Gri dhe zjarri
Molla s’ka erë
Uji s’ka erë
S’ka erë bari
Moti është gri
Shpirti është gri
Gri dhe kënga
Era pa erë
Buka pa bukë
Pa zemër zemra
Kur i sugjerova Xhevahirit të zgjidhte këtë poezi për një antologji, me entuziasmin e tij karakteristik, më tregoi për entuziasmin me të cilin i kishte folur dikur Rreshpja për të.
G. Krasniqi
NO COMMENT