Poeti i ditës – Mario Bellizzi

 

MARIO BELLIZI (1957)

 

URAT

 

Kemi shkuar larg

pa arritur

atje ku gjella fsheh jetën

Urat mbi agimet e Mesdetit

janë të këputura

me kaq, unë ec pezull pranë dy ëngjëjve

mosbesues

që vërejën tue buzëqeshur

me gojë koralli.

Askush do të shijë udhët

që poetët përshkruajnë, kot.

 

 

KONCERT PËR PËRRALLË DHE OBOE

 

Një rreshtë, dy rreshta, tri rreshta pleqësh

brenda një qishë një orkestër i bie

po fëmijët janë gjetkë.

Zëri rrëfen një përrallë

një violë një violinë një oboe një klarinë

dëgjojnë.

Emisioni i lajmeve, parashikimi i motit,

Bursa e vlerave, programi televiziv …

Fëmijët s’janë këtu!

Janë e flën.

Është vonë, sa keq më vjen!

Poka, fëmijë, unë ju taks, se nesër,

dua t’ju rrëfej një përrallë

me orkestrën time

gjatë zallit guror të Mesdheut.

Fëmijët

një rreshtë, dy rreshta, tri rreshta

lëshojnë

nga gjithë vërat e përrallave kurrë të treguara

e do të thërrasën

“Qëndro, qëndro!

Duam të hyjmë edhe ne në përrallë!”


RELATED POST

Your email address will not be published. Required fields are marked *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.