VJESHTË
T’lodhuna nga lufta e verës
gjinkallat nënshkruen armëpushimin
e kanga e tyne
asht hjekë vitrinash.
Shall i verdh’ asht rruga
nën pemët e zhveshuna
që shenjojnë vedin
n’ pasqyra gjethësh të rrzuem.
Dikush mbas xhamit t’errët
përgjon shiun e radhës:
asht vendi ma i ujshëm
ku mshehet loti i idhtë.
Kaq afër fjalëve që thelbin ta përbajnë
edhe syt’ e verbtë i shofin ngjyrat.
NO COMMENT