POETI I DITËS – Anxhela LEPURI

Lulealle

Beati mortui qui in Domino moriuntur

Unë mund t’i mbaj gjithë farat e luleallesë

në pëllëmbën e dorës

pa u mekur së qari.

 

Kam  rritur shtatin

dhe i përunjem çdo ngjyre

(qeshë trung plot rrëshirë, në çdo mot).

 

Nëse thonë se ekzistenca ime zgjatet

para një gjetheje të  tharë,

harrojnë

që ato erëmojnë ekualipt

dhe ngrijnë në thëllim.

 

Nuk kam për t’ua ndjerë aromën

nëse mblidhem kulaç,

si dreqi në të mëngjrën e Zotit!

 

Lum e lum vdekatarët

që si lumakët e një trungu

iu puthitën jetës!

 

Të gjithë e dinë që unë me farat e luleallesë

në pëllëmbën e dorës,

mekem së qari,

e bëhem kular rreth një trungu

të quajtur ekualipt.


RELATED POST

Your email address will not be published. Required fields are marked *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.