READING

POETI I DITES – Abdullah KONUSHEVCI (1958-20...

POETI I DITES – Abdullah KONUSHEVCI (1958-2013)

 

 

VJERSHË EKSPRESIONISTE

 

Qielli ka ethe

Dhe mban erë gjak

Nga zogjtë e hekurt

Që i therin gjirin

 

Mjeshtrit e vdekjes

E punojnë shkel e shko tokën

Koka duar këmbë

Hedhin ngado

 

Si t’i mbledh gjymtyrët

Para se të bjerë nata

Dhe t’i kall në dhe

Para se t’u bien në erë

Larashët oshënarët

 

 

 

Skicë për një elegji

 

Ja

Kjo shtëpi

Ka një të vrarë

Dhe kjo këtu

Dhe kjo pranë saj

Dhe kjo tjetra

Dhe kjo dhe kjo dhe kjo

 

Ja

Dhe ajo shtëpi

Ka një të vrarë

Dhe ajo atje

Dhe ajo pranë saj

Dhe ajo tjetra

Dhe ajo dhe ajo dhe ajo

 

 

 

 

 

 

HIJA E AUGUSTIT

 

Me duart e lidhura pas shpine

Zbres në qendër të qytetit

Prapa sikur më ndjek

Hija e Augustit

Me togën e qëndisur mbi supe

 

S’më përmend

As Instituti Albanologjik

As Fakulteti Filologjik

Veç fytyra e verdhë limon e një miku

Që ngjit me kujdes hapat përpjetë

Dhe më një nënqeshje mjaltë të hidhur

Vë në lojë çdo gjë që deshëm

Kur dielli na i ndriste

Të gjitha skutat e shpirtit

E ne besonim shpresonim

Si kudo të marrët në botë

 

 

BAJGAT NË DIELL

 

Çu-çu-çu çuçullojnë

Av-av-av avullojnë

Bajgat në diell

E në errësirën e tyre të thellë

E në errësirën e tyre të thellë

Mund të ishin, njëmend mund të ishin

Një pleh me grat

 

 

SYRGJYN GJALLË

E SYRGJYN VDEKUR

 

Kur kthehet poeti në atdhe

E plaçkitin piratët rrugës

E hedhin lakuriq në mes të detit

Po veshur me purpur

Përfalet me peshkatarët brigjeve

 

Kur poeti kthehet në atdhe

Shqetësohen spiunët policët

Senati mblidhet shumë shpesh natën

 

Në atdhe poeti kur kthehet

Vashat i lidhin flokët gërshet

Trimat i ngjeshin armët e brezit

Pleqtë fëmijët shpalosin shamitë

 

Poeti në atdhe kur kthehet

Oh Ati i Dheut

S’kthehet kurrë gjallë në atdhe


RELATED POST

Your email address will not be published. Required fields are marked *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.