Roger Scruton*
Nëse në çdo kohë ndërmjet periudhës 1750-të dhe 1930-të, do të pyesnit njerëzit e kulturuar të përshkruanin qëllimin e poezisë, artit dhe të muzikës, ata do t’ju përgjigjeshin: e bukura. Dhe, nëse do t’i pyesnit se përse e bukura, – ata do t’ju përgjigjeshin sepse e bukura është një vlerë po aq e rëndësishme sa e vërteta dhe e mira.
Më pas, në shekullin e 20-të e bukura ndaloi së qeni e rëndësishme. Në shekullin e 20-të, arti synonte kryesisht të shkaktonte shqetësim dhe të thyente tabutë morale. Si i tillë, arti nuk kishte më të bënte me të bukurën, por me origjinalitetin, pavarësisht se si arrihej kjo dhe kostove morale. Jo vetëm që arti e ka bërë të shëmtuarën kult, por edhe arkitektura po ashtu mbetet sterile.
Sot, nuk janë të shëmtuara vetëm gjërat që na rrethojnë, por edhe gjuha, muzika dhe sjelljet tona janë të ashpra, të vetqendërsuara dhe egoiste, a thua se e bukura dhe shija e mirë nuk kanë më vend në jetën tonë. Mbi këto gjëra shkruhet me të madhe vetëm një fjalë dhe ajo fjalë thotë: UNË! – përfitimet e mia, dëshirat e mia, kënaqësite e mia!
Dhe, artit si ka mbetur asnjë përgjigje mbi ketë veçse të thotë: “Po, jepi! Vazhdo!”
Unë mendoj se ne po e humbasim të bukurën dhe rreziku që rrjedh nga kjo humbje është se bashkë me të bukurën ne do të humbasim kuptimin e jetës.
Unë jam Roger Scruton, filozof dhe shkrimtar. Profesioni im është të bëj pyetje? Gjatë viteve të fundit kam bërë pyetje mbi të bukurën. E bukura ka qenë thelbësore për civilizimin tonë për thuajse 2000 vjet.
Që nga fillimi i saj, në Greqinë e lashtë, filozofia është marrë me vendin që zë e bukura në art, muzikë, arkitekturë dhe në jëtën tonë të përditshme. Filozofët kanë argumentuar se, nëpërmjet kërkimit të së bukurës ne i japim formë botës si një të tërë. Kjo na ndihmon gjithashtu për të kuptuar vetë natyrën tonë dhe qenien tonë shpirtërore.
Por bota jonë ia ka kthyer krahët së bukurës. Dhe, për shkak të kësaj ne gjendemi të rrethuar nga shëmtia dhe asgjësimi. Unë dua t’ju bind mbi rëndësinë e së bukurës, se ajo nuk është vetëm diçka subjektive, por një nevojë universale e qenies njerëzore. Nëse ne ia mohojmë vetes këtë nevojë atëherë gjendemi në një shkretëtirë shpirtërore.
Unë dua t’ju tregoj rrugën se si të dilni nga kjo shkretëtirë. Dhe, ajo është një rrugë që ju çon në shtëpi.
Artistët e mëdhenj të së shkuarës ishin të ndërgjegjshëm mbi kaosin dhe vuajtjet e mëdha në jetën e njeriut. Por, ata kishin një zgjidhje për këtë dhe kjo zgjidhje ishte e bukura.
Veprat e bukura të artit ofrojnë ngushëllim në kohë vuajtjesh dhe afirmim në kohë gëzimi. Ato na tregojnë se jeta ia vlen të jetohet!
Shumë nga artistët modernë janë të shqetësuar nga kjo detyrë e shenjtë që ka arti në jetët tona. Ata mendojnë se thjeshtësia e jetës së përditshme nuk mund të shpjegohet.
Por, në vend të kësaj ato duhet të shfaqen përpara publikut. Ky model është vendosur një shekull me parë nga artisti francez Marcel Duchamp, i cili nënshkroi një pishuar nën firmën fiksive si R. Mutt (1917), dhe e paraqiti atë në një ekspozitë. Xhesti i tij ishte satirik dhe kishte si qëllim të përqeshte botën e artit dhe snobizmin që ecën krahë për krahë me të. Por ky xhest i Duchamp-it është interpretuar në një mënyrë tjetër për të thënë se çdo gjë mund të jetë art si p.sh., një dritë që fiket dhe ndizet, një kanaçe konservë me jashtëqitje njeriu; madje, edhe një rresht me tulla. Kështu, arti nuk ka me asnjë status të shenjtë. Ajo nuk na ngre më në një nivel më të lartë moral dhe shpirtëror. Por, thjesht një xhest njerëzor ndaj një tjetri.
Dikur arti ngrinte kultin e së bukurës, ndërsa tani kemi kultin e të shëmtuarës. Duke qenë se, në kohët në të cilat jetojmë bota është shqetësuese edhe arti duhet të jetë i tillë, shqetësues. Ata që kërkojnë për të bukurën në art, janë jashtë realitetit modern të kohës ku jetojmë. Ndonjëherë qëllimi është që ai, arti, të na shokojë. Por, ajo që përbën shok herën e parë, bëhet e mërzitshme nëse përsëritet. Kjo e ka kthyer artin në një shaka që dikur mund të ishte edhe argëtuese.
Por, arti krijues nuk arrihet thjesht në këtë mënyrë, pra duke pasur një ide. Tani sigurisht që idetë mund të jenë interesante dhe argëtuese, por kjo nuk do të thotë se ajo, ideja e meriton termin art.
Nëse një vepër arti nuk është më shumë sesa thjesht një ide, atëherë çdo njeri mund të jetë artist dhe çdo objekt mund të jetë një vepër arti. Si e tillë, nuk ka më nevojë për aftësi, shije apo krijmtari.
Veprat e Duschamp-it vazhdojnë të ndikojë rrugën e artit bashkëkohor sot. Pra, arti i sotëm na e tregon botën ashtu siç është, ajo që është këtu dhe tani dhe të gjitha anët e saj të papërsosura. Por, a është rezultati me të vërtetë art? Sigurisht që diçka nuk është vepër arti vetëm sepse ajo ofron një pjesë të relitetit, duke përfshirë edhe shëmtinë në të.
Arti ka nevojë për krijmtari dhe krijmtaria ka të bëje me ndarjen e gjërave duke i bërë thirrje të tjerëve që ta shikojnë botën ashtu siç e shikon artisti. Kjo është arsyeja përse ne gjejmë bukuri në artin naiv të fëmijëve.
Fëmijët nuk janë duke u përpjekur të na paraqesin ide, por të na tregojnë se si e shikojnë ata botën dhe që të ndajnë me të tjerët atë që ata ndjejnë. Diçka e ngjashme me kënaqësinë e dëlirë që gjendet tek fëmijët gjendet tek çdo vepër e vërtetë arti.
Por vetëm krijmtaria nuk mjafton. Aftësitë e artistit kërkojnë që ai të jetë në gjendje të tregojë të vërtetën nën dritën e idealit, duke e transformuar atë. Këtë ka arritur Michelangelo-ja në portretin e tij të madh të David-it. Dhe, kur shikojmë kopje të derdhura të Davidit ato nuk janë fare të bukura sepse atyre u mungon substanca kryesore që është vet krijmtaria.
Diskutimet me të cilat jam marrë unë janë të rrezikshme. Në kulturën tonë demokratike, shpesh njerëzit mendojnë se është kërcenuese që të gjykosh shijen e dikujt tjetër. Disa madje ofendohen nëse thua se ka një dallim midis shijes së mirë dhe asaj të keqe, ose që ajo që shikon ka rëndësi. Mbase njerëzit e kanë humbur besimin e tyre tek e bukura sepse ato kanë humbur besimin e tyre tek idealet.
Gjithcka që ekziston është vetëm bota e oreksit(eve). Nuk ka vlera të tjera përveç atyre utilitare. Diçka ka vlerë nëse mund të përdoret. Cili është në këtë rast përdorimi i së bukurës?! Oscar Wilde ka shkruar se “i gjithë arti është absolutisht i padobishëm”.
Për Wilde, e bukura kishte një vlerë shumë më të madhe sesa dobia. Njerëzit kanë nevojë për gjëra të padobishme; madje, edhe më shumë ngase ata kanë nevojë për gjërat e dobishme në jetët e tyre. Vetëm mendojeni! Cila është dobia e dashurisë, e miqësisë, e adhurimit? Asnjë! Atëherë, e njëta gjë vlen edhe për të bukurën. Shoqëria jonë konsumatrore vendos në vend të parë dobinë. E bukura s’është gjë tjetër veçse një efekt anësor.
Duke qenë se, arti është i padobishëm atëherë nuk ka rëndësi së çfarë lexon, çfarë shikon apo çfarë dëgjon. Nga çdo anë, jemi të rrethuar nga mesazhe të nxitura nga oreksi, i cili nuk plotësohet kurrë. Kjo është arsyeja përse e bukura po zhduket nga bota jonë.
Në botën e sotme një reklamë është më e rëndësishme sesa një vepër arti dhe shpesh veprat e artit përpiqen të kapin vëmendjen tonë në të njëjtën mënyrë siç bëjnë reklamat dhe duke na u paraqitur si të papërpunuara ose të paturpshme.
Ashtu si reklamat, edhe veprat e artit sot përpiqen që të krijojnë një markë edhe nëse ato s’kanë asnjë produkt për të shitur përveç vetes.
Pjesa parë. Materiali vijon në ditët në vazhdim tek Palimpsest.al
*Autori është filozof dhe shkrimtar arti. Materiali është pjesë e një dokumtari të transmetuar në BBC
Materiali është marrë nga faqja e Enkeleda Sutit
NO COMMENT