ZEF SKIROI (1865 – 1927)
nga MINO
(elegji në tetë pjesë)
III
Nga çerdheja, ku gjarpëri i përpiu
të vocërin e saj, shqiponja jik,
më krismë ç’ i thek zëmbrën nga njeriu
çë s’ësht i lik.
Po shumë e ren për jetë atë të lërë,
se nuk e priste kurrë të zezën herë
të të ndamit, e pran nuk vete e tërë
në vende tjerë.
Për mot e monë e lume ajo trazhgoi
ndër ata male te ku qeshi jeta;
andej mbi ret e vrërëta tymtoi;
pa u pruar pameta,
të prëhej, për më t’ gjerë fluturime,
më lart, edhe më lart te i rritmi qiell,
posi dëshiri i saj i pacaktime,
me syt në diell.
Me të dashur atje zëmbrën e zgjaj
e i mfortej krahu i lodhët me t’ vërtetë;
zogun mësonte e me kujdes e mbaj
mbi shpinë t’ vetë,
kur jasht e sillte, lartësit të xente,
me mot të mirë e kur ushtonte gjëma;
po në të zbrazët ndo një herë e lënte,
sa t’ ish, si e jëma,
pa frikë e zëmbrëmath e guximtar,
në t’ vështira i përvesëm e n’ rrëzik;
kurr para botës të mos kish të shar
nga i huaj armik.
E i vogli rritej si m’ e donte shpresa
e saj, çë heret tek ai më njihte
veten, edh ‘erësh po m’ i shtonej besa
të zot t’ e shihte.
Prej vërash, ku më t’ strukur i mban drita,
e ruajën kukuvacat me zili,
e të gëzuame gjarpërin të prita
e pan të zi,
e s’ folën dot… Ashtu një mbrëma e gjeti
të shkretë e mjera mëmë edhe në gjak
çerdhen e dashurë e pa frymë mbeti,
e shpirti ju pak.
Me t’ shpejt u dint e me mënder u zgjua,
si nga nj’ ëndërr’ e keqe e krahët shkundi;
si e llavurë u përplas e u ngashërua…
Heshtim gjithkundi.
Nani ajo jik e keq i vjen t’ e lërë
vendin ku për lëvdin më para u ndes
e ku i jet zëmra… Po nuk vete e tërë
e ndien se vdes.
V
I vetëm për në rrugë, më shpirtin kujtimesh të zënë,
u shkonj ndër gjinde, ç’ e dhimpsurë më ruan.
po e botës mëshërira sa rehet nuk ë për të thënë,
përse të t’ keqes së madhët ajo shkruan;
do se e n’ këthen në t’reja, të ndryshme fytyrë disa,
ahtu si hënxën gjith’ ujërat nga dheu,
e do se gjëmëmadhi të shumës i duket se ra
më posht se të tjerë çë fati i zi s’ kurseu.
Një plak dardhan i këputur, i t’ cilit sukull ë shtati
e jeta mundë e për të rën’ një barrë,
si t’ piqet rri te dielli, më sheh e m’lypisëm: “I grati!…
bindë të rronjë, tue pasur atë varrë!…
(…)
VI
Ujur përanë meje, tu xënë si amshonet njeriu,
syzit e tij të ndritëmit
ngulur te t’mit i mbante, me t’dashur, me nder e me bibde,
kur pa më rrahur cinura;
sa më dukej bimë, ç’ e gjëlbërë, e njomë, e delloshme,
ngrehet e re te dielli,
jetëje prej burimit fuqi tue marrë për dita
të ndahet midis tjerave,
plot e plot në stinë tue qitur të bukura lule
shumë edhe pemë t’ ëmbëla,,,
(…)
VIII
Isht e këthehet e para verë,
zë bota e tërë të përtërihet;
në t’lartat majë bora më shkrihet;
bulë e burbuqe
zën e shpërthejën një tjatrë herë,
disa të bardha, disa të kuqe;
të vaktës frymë, ç’i zgjon për jetë,
bimët po qesin të parat fletë;
e si te pylli
po ngrehet kënga, po ndihet fylli,
vishen me t’ gjelbër e kodra e mali;
vjen dallëndyshja… Po s’më vjen djali!…
Në të pasosëm të kaltërt qiell
e ftohta hënxë po e ndryshme duket,
edhe me rreze ngjeshet e nduket
i madhi diell.
Ata, si hyjëzit që perëndojën,
rishtaze lehen, prap zbukurojën;
për sysh të pame fare të rreme,
vdesin e ngjallen në kohë t’preme;
kur një po janë
dhe kurr në vehte ndërrim nuk kanë.
Po do të zgjonet në varr kush flë?…
Djalin e dashur kam t’e shoh më?…
(…)
NO COMMENT