READING

Metafiksioni te “Romani i Lumturisë”

Metafiksioni te “Romani i Lumturisë”

Alesia Mema

Metafiksioni te “Romani i Lumturisë”

Për ta nisur me një përkufizim të termit metafiksion, ky term nënkupton një stil të prozës tregimtare ku vëmendja i drejtohet procesit të krijimtarisë trilluese. Metafiksioni ndodh në historitë trilluese kur historia analizon elementet e vetë trillimit. Për shembull, një histori e cila eksploron se si historitë janë të krijuara duke komentuar mbi llojet e personazheve, se si është krijuar ngjarja, ose aspektet e tjera të tregimit. Në përgjithësi, metafiksioni është një trillim vetë-ndërgjegjës dhe mund të përshkruhet në terma të tillë si vetë-dija, vetë-reflektimi, vetë-njohuria dhe vetë-distancimi ironik.

Te PJESA E PARË – HYRJE

…Duhet ta pranoj që e mora shtysën e këtij romani nga lajmi i ditës: (këtu jepet një shpjegim i arsyes së trillimit)

…Lazarati, do të thotë ndokush, gjë që unë e aprovoj: (element vetë-reflektues)

…Sigurisht, po e vija re se fragmentet (që po shkruaja) (vetë-reflektues) kërcenin nga njëra pikë te tjetra, pa zona kalimtare, ashtu si kujtesa: thuajse harrova që kisha një histori për të treguar (vetë-ndërgjegjësim).

Vetë kujtesa po më thoshte se ka qenë një kohë ku ngjarjet tjetërsoheshin shpejt (vetë-njohuria), sepse, më pas, kjo histori më pat dalë nga mendja. …Vetëm duke i besuar asaj (kujtesës), mora përsipër ta përcillja këtë histori, e cila mendoja se fillonte aty te imazhi i njeriut që i bie në dorë një arkërkues.

Te ETHET E ARIT I KA VETËM NJERIU

…Mund të fillonte kështu kjo histori, veçse, mu në rrjedhën normale të rrëfimit, një gjë e paemërtueshme më shtynte të kujtoja poetin taoist kinez Chuang Tzu (pa ëndërr se qe flutur dhe, kur u zgjua, nuk e dinte në qe njeri që ka parë ëndërr se qe flutur apo flutur që sheh ëndërr se është njeri), sepse e pranoja që kjo histori (vetë-ndërgjegjësim)(që po tregoja) …

…kishte inkoherencën, të pazakonshmen dhe (mundet) mungesën e Fundit, (elementet e trillimit) …..

Ja një fillim tjetër: PA TITULL

… dhe imagjinata ime, është e vështirë ta dish:..(vetë-ndërgjegjësim)

Që të kuptohemi drejt: në bazë të arsyetimit të mësipërm, ne vazhdimisht vëmë në dyshim nga një gjë, kështu që mirëkuptimi është faktor i rëndësishëm. Para se të hyjmë në temë, po gjej vend që të shtoj:…(vetë-distancimi ironik)

Një fillim mund të jetë edhe kështu: PAK IMAGJINATË (vetëreflekitim)

Pse të mos jetë ky fillimi: VAJZA (vetëreflektim)

Pse të mos jetë fillimi ky tjetri: DJALI (vetëreflektim)

Vazhdon propozimi për fillimin: RIKUJTIME (vetëreflektim)

…Dikur, i thashë vetes: vërtet i duhen njeriut kujtime si këto, të cilat nuk mund t’i hedhësh mënjanë, si një palë tesha që nuk i vesh më?… (vetëndërgjegjësim)

Këtu e më pas, secili do të ketë lirinë për vendosjen e fillimit: NDARJET (vetëdistancimi ironik)

Ata që i kanë njohur gjyshet e tyre, do të thoshin se është ky fillimi: NJË VDEKJE (vetënjohuria)

Ata që i kanë njohur tregimet e Koliqit, do të thoshin se është ky fillimi NËN HIJEN E PEMËVE (vetënjohuria)

Ata që e kanë përjetuar fort fëmininë e tyre, ndoshta do të thoshin se është ky fillimi: ENGJËJ DHE PARÁ (vetënjohuria)

Kush e ka përjetuar dështimin, do të thoshte se është ky fillimi: DËSHTIMI I DYTË (vetënjohuria)

Shumë njerëz që e njohin fshatin, do të thoshin se është ky fillimi: RRUGA E ANALTËS (vetënjohuria)

Le të shprehen vetë ata që mendojnë se mund të jetë ky fillimi: ANALTA (vetëdistancimi ironik)

Le të shprehen vetë ata që mendojnë se mund të jetë ky fillimi: HISTORIA E URËS (vetëdistancimi ironik)

Apo ky: HISTORIA E SOKOLIT (vetëdistancimi ironik)

Apo ky: SOKOLI (vetëdistancimi ironik)

Apo ky tjetri: SHTATË DITËT E JAVËS (vetëdistancimi ironik)

Nuk e di pse mendoj se këtu mund ta gjente veten më tepër ndonjë platonian: NGJYRAT PRIMARE (vetënjohuria)

Ky nuk do të qe një fillim i zakonshëm: LUTJU ZOTIT PËR NE (vetëistanci)

Një fillim si ky do të kishte diçka të diskutueshme: SOSJA (vetëndërgjegjësimi)

Një fillimi si ky nuk do t’i mungojnë kurrë fansat: LEONE (vetënjohuria)

Ata që kanë pranuar një fillim si i mëparshmi, mund ta pranojnë edhe këtë vazhdim: (vetëreflektimi)

Edhe këtij vazhdimi mund t’ia gjejmë diku fillimin: PEMA E MADHE (vetëdistancimi ironik)

Ky fillim do të kishte kundërshtarë: HËNË SONATASH (vetëndërgjegjësimi)

Një tjetër fillim, për shumëkënd, i pazakonshëm: UJI DHE ZJARRI (vetëndërgjegjësimi)

Një fillim, ndoshta, i pranueshëm: NJË CUNG I TË KËNDELLAVE (vetëndërgjegjësimi)

Një vazhdim i pranueshëm, nëse pranuam fillimin e mëparshëm: GATI PËR TË VRARË (vetëreflektimi)

Një fillim i diskutueshëm: GRUAJA MERR MASA (vetëdistancimi ironik)

Edhe ky tjetri: EDIPI (vetëdistancimi ironik)

Një fillim që mund të quhet i guximshëm: ZHURMA (vetënjohuria)

Ja dhe një fillim poetik: A PRANOHET HUMBJA? (vetëdistancimi ironik)

Te PJESA E DYTË – NJË BASHKAUTOR

Një lexues dhe një personazh që të kërkojnë llogari, mund të jenë edhe gjëra të natyrshme, por a mund të jetë më e tillë kur dikush të vetofrohet si bashkautor? (vetëreflektim)

…Fillimisht, duket sikur shqetësimi i madh i bllokon fjalët, mirëpo, pas pak, mund të kuptosh se atje, në të errët, ai po bën zgjedhjen dhe zgjidhjen e tyre (elementet e trillimit).

… Një fillim sipas meje: Nga ato që lexonte bashkautori im dhe nga ato që fillova të lexoja unë, e shihja se fillonte të krijohej një gropë në tekst, por, me përvojën e njeriut që mëton të shkruajë romane, kuptova se si kërkonte të largoheshim sa më shpejt nga fundi, për shkak se aty qe vendi ku rëndonte më shumë  (stili i shkrimit)

…Ja ku po jua them, unë që as sot e kësaj dite s’e kam marrë vesh se si duhet të jetë një roman, thjesht duhej t’i lija gjërat të rridhnin vetë. (stili i shkrimit)

Ai dhe Ajo – pra, personazhet e mia – janë figura tipike apo atipike? (elementet e trillimit) Unë di vetëm se Ai dhe Ajo po shkojnë në një takim. Në fakt, më tepër se një roman, më dukej shëtitje rreth një romani, kur po shkruaja:… (stili i shkrimit)

…Për ne është e ndershme t’i lëmë gjërat në dorën e tyre, duke iu besuar përgjithësisht elementeve dialog, shënim dhe meditim, (elemente e trillimit) sepse e dimë tashmë, përveç të tjerash, që e kemi të vështirë me sëmbimet e ndërgjegjes (vetëreflektim)

Alesia Mema ndjek studimet në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, master profesional në degën Gjuhë – Letërsi – Anglisht. Ajo është autore e një libri me tregime, të quajtur “Nata e fundit”