READING

LUFTA E MIVET ME BRETHQIT – pjerrë arbërisht...

LUFTA E MIVET ME BRETHQIT – pjerrë arbërisht nga Zef Skjirò MAJI

Midis fragmenteve të veprave heroike ka mbetur edhe poema e vogël komike Lufta e minjve dhe bretkosave. Ngjarja që përshkruhet aty është parodi e luftës greko-trojane, duke ruajtur stilin solemn të epit, i cilin thekson edhe më tepër komicitetin.

Meqë nuk kishin guxim të emëronin poet tjetër, grekët e vjetër edhe këtë ia atribuonin Homerit, gjë që kishte ndodhur edhe me vepra të tjera, konkretisht, veprën Margit, që sipas Aristotelit shënonte lindjen e komedisë. Të drejtuarit muzave të Helikonit në fakt ndodh te Hesiodi, jo te Homeri. Edhe pse nuk i dihet autori, një gjë është e qartë: ajo i përket periudhës së rënies.

Zef Skjirò Maji (Giuseppe Schiro di Maggio) e ka sjellë atë nga versioni i tretë i poetit italian Leopardi, pra jo në hekzametër, por në 11 rrokësh modern dhe në strofa. Ky përkthim në arbërishte do ta njohë lexuesin shqiptar me një nga veprat e shumëpërfolura të lashtësisë.

g.k.

 

 

KËNGA E PARË

 

1

Posa ktë këngë t’ re zë fill e shkruanj,

juve çë majat elikònie rroni,

hyjni e dëlirë, mbledhjë shejte, truanj

sa vargjet tim të ndihni mos harroni:

të brethqvet e të mivet të vërteta

thom, i ndryshëm këndim, mërit’ e shkreta.

 

2

Përdor qitharën, fletët mbanj të shtruara:

Fillesë dhe mbarim ju veprës vuni:

o hyjnesha, te kohrat më t’ vjetruara

të ndihet kënga jime mirë buni;

e sa fletët çë shkruafsha të thonë,

me zër të thjesht të rrojën përgjithmonë.

 

3

Gjigantet, bijt’ e Tokës, t’ gjerë shumë,

mimisën mit të fortë për të lemë;

me kopos, me hidhi, të ngroht gjith’ shkumë,

te duart jerdhën e në s’ bie i rremë

kujtimi e zëri ngjera çë sot ndihet,

ftesja e mëris’ se kle kjo ktu rrëfihet.

 

4

Një mi m’ i përshëndoshmi çë kish fara,

te bregu i njëi liqeni një dit vej.

Kish jikur nga një maç çë pak më para

prapa i rrithj me dëshir sa t’ e rrëmbej:

lodhët qasej të pij: ujët ngisj miun,

kur një brethk ç’ afër shkoj i vuri siun.

 

5

Me të folur të but përpara i mbeti:

“Çë bën e çë kërkon – i tha – litirë?

Çili emri jyt e çili t’ isht qyteti?

Ka vjen, ku vete? Thuam vërten mirë,

pse n’ i but t’ njoh e i pagënjeshtërt fare,

këllitje t’ jap tek u, te shpia mbretare.

 

6

Udhërrëfenjës ti, në vjen, ke mua

për ktë fush’ uji ngjer tek e mia derë;

mikpritëse dhurata të t’ jap dua;

pse Pofrinfaqet prenci jam me nj’ herë:

kam porosi mbi lucet mbretërore

dhe më merr vesh e m’ fal fara brethkore.

 

7

Pse mua Hyjnesha e ujravet më polli,

pas çë një dit’ i madhi Bajtë, tata,

te bregu i Eridanit e mbështolli.

E ti duke fisnik: ktë ndjenjë pata;

ti fsheh për mua ndonj’ urtësì të rrallë,

por fol e thuamë kush të bëri t’ gjallë”.

 

8

E miu atij: “Atë çë do t’ dish njize

e dinë hyjt, nga shtazë e kush mban kudhe.

Por pran kur shoh se t’ xësh kush jam po dhize,

të thom se m’ thrresjën gjithnjerì Vjethdrudhe;

tata jim, bukur shpirt e zot i rritur,

zëmr’ e llogjardhe i math Bukgrij’ ë thrritur.

 

9

Lëpinlinoe, mëmëza, isht e bija

e Hakolesë, mbret i emëruar.

Me hajdhì të përbashkme t’ shpivet t’ tija,

te nje vërë më polli e kleva mbluar

me më të t’ ëmblat qiqra e arra e fiq

e dit’ të lume ato t’ i thrres kam liq.

 

10

Se u me tyj ka ndanj shpi dhe shërbise

ngë mënd t’ i jet, pse isht e huaj lënda.

Ti të zbërtenesh n’ ujë vet dhrosise,

te gryka u më t’ mirat këllas brënda;

turinjtë time vu mbi gjith’ angonat

e ha të ngrën’ njerzor, si thon zakonat.

 

11

Bukën m’ e bardhë grinj, ç’ e ngroht përqarku

nga shporta e saj më thrret tuke avulluar;

vastele dhe kuleçe shtynj te barku

me gjizë e me far-mbraji të dërtuar:

nanì me përshesh mblonj zorriqet shumë,

nanì me thele derri e me kodhumë.

 

12

Në gjalpë piksur qumshtin zë me dhëmbë,

djathin u ngjeps sa po nga furma ë lënë;

kërkonj gjelltore, kudhe mbanj nën këmbë,

e çë për darkë burri shtron të ngrënë;

kam bes’ se kto të t’ ëmbla hamj’ e pika

Zefs’ i zilepsur mua m’ i shkulj nga gryka.

 

13

As më vu frik’ e Arèsit mua fytyra;

e n’ isht mbëhì t’ luftonj as jik as dhëmbem.

Sa her’ te shtrati i burrit bënj mizrira,

i burrit madhështor e kurr u trëmbem;

e gjith’ e gjith’ të thom se dal’ e dalë

këmbën i grinj kur flë e s’ dien suvalë.

 

14

Po dy shërbise u druanj: qiftin ziu

e maçin kundra neve monë t’ errë.

Në te ajo vegle strekset të ve’ miu,

çë kurth na thomi, shihet sigurt zbjerrë;

por më shum’ maçit kemi dre të vrërë:

ngë vlen gënjim me atë, ngë vlen çdo vërë.

 

15

Rrilq na ngë hamë as seskle as sullupjesë

se gryka jonë ato nuk i përciell.

Juve çë për të tjera s’ kini resë,

me zëmr’ ju i lë dhe tyj dhuratë i sìell.”

Brethku me gaz i tha: “Shum’ madhërone,

po paj barkut, mik jim, ti lumërone.

 

16

Se brethqit kan edhé të mirë sende

te kënetat t’ atyre e jashta, dihet.

Nga njerì nesh mbi gjith’ të gjelbrit vende

bën loja sa i kënd’ a n’ ujë fshihet;

pse farës sime i Larti dha i pari

te ujë not e rruzullim te bari.

 

17

Do t’ dish ti në pëlqen n’ uj një të mbahet?

Cupat mirrëm e rri me tru i patundur;

te qafa mirestisur shtrëngom’ krahet

sa n’ uj mos t’ biesh nga lënsia mundur.

Ke kshtu t’ arrësh për kt’ udhëz’ e panjohur

pa rrëzik te shpia jim’ e pa të ftohur.

 

18

Kshtu tha e shpinën fali. Miu e mblodhi

sa ka ç’ t’ e thom e njize duart vuri

te qafa e brethkut çë pa pritur rrodhi

llargu nga bregu e bashk vërtet e shpuri.

Dhrosisej miu e qishj, i bir’ i luanit,

njera ç’ edhé u pa afër limanit.

 

19

Po kur nëmest liqenit vet u çua

e pa se bregu shum’ atej llargonej,

rrëzikun njohu, shpejt u trubullua

e me pendìm te brethku fort shtrëngonej;

shamtij, vajtoj e kript vej tuke shqerrë,

fatin ngalesj e vetjen e më t’ errë.

 

20

Zefsit i taksej, lutje vej tue grijtur

sa ndihmë t’ i dërgoj te ajo shtërgatë,

gjith’ e murrët likurën e dërsijtur.

Te ujët nglati bishtin si lopatë

dhe e xarrisj, e tue vajtuar pethkun,

vrej kur botën kur valat e kur brethkun.

 

21

Pra vej mbi atë tue thënë: “Kush më la

te ky drejtìm i zi! e kur te guri

si qëllim do t’arrënj? hyjnori ka

me m’ pak rrëzik në Kret’ Europën pruri,

përsipër oqeanit të trëbuar,

sa ky nanì te nj’ luce më ka çuar.”

 

22

E ktu një gjalpër uji nga furriku

te lulja e valës del me rrethe t’ gletë.

Zmekset Vjethdrudhi e Pofrinfaqet, miku!,

te ku m’ e humbët isht ajo kënetë

të fshihet jik e miun gjith’ i trëmur

pa nder shpejtas lëshon njëi fati t’ nëmur.

 

23

Te ujët ndejtur e me barkun pjerrë,

lurimavet mjerziu zëmrën zbilli.

Me ìjë e kembë e gjellë ashtù i vjerrë,

fuqi e punë bëj të rrij te filli

e dejtit t’ vogël, kur si u pa i rëndë

pse sipër barra e tij t’ e mbaj ngë mëndë;

 

24

tuke dhën shqelbe valavet vrasore,

me fjalë t’ rashme tha:” Nanì je i citur

Pofrinfaqet i zi! Ndëlgonj sa nxore

e sa qepe gënjeshtra e sa m’ ke shitur!,

pse te bota t’ m’ e shkoje ti ng’ ja buje,

te kto luce më shprishe sa t’ më muje.

 

25

Në luft’e rendje t’ muja e ti me resën

tënde t’ zezë si mënd të vdisja gjete.

Por afte veprës ti do t’ kesh pagesën:

se pa ndëshkim djallsia jote s’vete.

Tufat u shoh, shoh armët e mërìn:

uha u lyp!” – Thot kshtu e shpirtin shfrin.

 

 

KËNGA E DYTË

 

1

Unjur te bregu ahèr Lipintajuri,

pamës kle të ndodhinës shum’ të vrërë.

U skotìs, kur e pà një bertìm shturi,

rrodhi, punën rrëfeu, e gjith’ i tërë,

të nj’ çast marr nga mëria e hidhërimi,

u dhes të mivet t’ rrepët mbretërimi.

 

2               .

Te gjith’ anët leçitësit shpejt rrithnin,

mit n’ këshill të gjithmarëshëm tue thrritur.

E lurimën e Arèsit gjithbashk hithnin,

më parë se i Bukgrijës djal’i mbytur,

çë rrij në mes t’ kënetës i zgjeruar,

nga vala t’ish ndan brigjevet dërguar.

 

3

Nesërmet t’ gjith’ si agimi vij te praku,

u mblodhën e Bukgrijës te shtëpia.

Prisjën sa t’ zëj të flisj: aherë plaku

u ngre e tha: “Nga ju brengat e mia,

brethkosa t’ zeza, vaj! e gjith’ dëmtimet

e dhunat t’ mivet vijën e tërbimet!

 

4

O mjeri u! trë bij mortja më mori,

pa t’ rritur, te m’ i miri çast m’ i preu.

E maçit djallësia një më zbori;

i dalë nga një vër’ ai e rrëmbeu.

Vegla e zezë me t’ çilën na gjakosi,

burri dhelpror e i lik, njatër më sosi.

 

5

I treti më qëndroj, i hjeshm më rritej

dhe i rrept: malli jim ish e i sime shoqe.

Ktë te liqeni brethqit çuan të mbytej.

Ngrëhij, miq tim! Ju lutem mos kjo koqe

e pabesje të shkonj pa dhën lëngata.

Kushtrìm! Uha! mos fryma t’ ken të glata!”

 

6

Kur u qet miu i ndershëm, më një ranë

rrethonjësit me t’ folit ç’ ai buri.

“Kushtrìm, kushtrìm!” luritën t’ gjith’: e panë

se ndihmën e zakonshme Arès’ i shturi;

gjinden t’e bëj sigurte kshtu dëftoi

e t’ hekurt’ armatime ushtrìs dërgoi.

 

7

Me korqat bathje t’ hapura e të çara

atà shpejtazi bënë kpucëletat

(batha kle grirë natën më përpara);

me kallmet pran shërbyen korsëletat,

me likurën i lidhën, ç’ kishën shqepur

njëi maçi prej shum’ mot nga atà i rjepur.

 

8

Mburonjat klen të godhëvet të reja

të lyer’ kapake t’ vjetërish hërnarë;

helme guask’ arrash klenë e klenë heja

gjilpërat. E ndëvonë gjith’ e mbarë

me shtiz’ e armatime, helm’ e tjera,

të dilj në fush’ armata e madhe ish hera.

 

9

Kur xuri t’ renë, populli brethkorë

u çua e njize dolli nga shtëpia;

e ndërsa vrejën çila t’ ish në horë

e luftës së papriturë ndodhia,

ja se u fanìt Ngjipkudhe, bir’ i dishëm

i Skalisdjàthit gjymës-perëndishëm.

 

10

U ngjit ndërmest shumizës e zbuloi

shkakun e t’ ardhjes tij tuke rrëfyer:

“Ndëgjues, komb’ i math mua më dërgoi

i mivet të pushtetshëm e t’ shkëlqyer

brethkosavet të jap luftje lajmime

e t’ i thrres në betej’ me gojën time.

 

11

Vjethdrude pan’ atà me syt të tyre

shtur te liqeni, ku në vdekje sjellë

kish Pofrinfaqet mbreti. Tash, kush gjire

te brethqit ka më t’ rrept, kush m’ e fort gjellë,

kundra nesh t’ armatoset në luftìm.”

Tha, u pruar, ndër mit bëri këthìm.

 

12

Një shushurìm te brethqit njize ngrëhet

një trubullìm i math e një rraptimë.

Ky Pofrinfaqet kla e më ngë prëhet;

ai luftimit kurr ngë jep thelimë.

Po për të zezën re çë vate i gjeti,

kshtu, sa t’ i ngushëlloj, të flisj zu’ mbreti:

 

13

“Pshët, pshët! Brethkosa time, më nos flini;

u si gjith’ ju ngë kam edhé nj’ mëkatë.

Mivet të rremë bes’ ju mos i kini:

mir di se nj’ mi çë shum’e dij e glatë,

tue ftuar se si ju dij t’ bëj notìm,

të vej ng’ i streksi m’ shum’ se në dëmtìm.

 

14

Ngëse me kaq u pash atë si i mbytur,

a i asaj mortje jam u shkakëtari.

Por brezi ynë ng’isht n’ fuqì m’ i rritur

se brezi ç’ isht e vjen t’ na shtienj te bari?

Kushtrìm! Se të guximit të verbuar,

armiku yn ka t’ bëhet i penduar.

 

15

Ktë mendìm jimi gjegjëni e vështroni.

Te bregu me mburonja shpata e shtiza,

atjè te ku m’ i ashpër ngrëhet honi,

ka presjëm mit e kur arrën shumiza,

me hir e lëm nga e larta gorromimë

te ujët t’ bënj një t’ glatë rrogollimë.

 

16

Llogjart ashtù, pa gjetur një rrëzik,

pa shtur një pikë gjak, t’e zëshit hëna

mënd t’ çojëm tërësisht trucin armik.

E si ju truanj fort kto t’ mia të thëna,

për luftën shtronij, zëmrën mbani t’ gjer’

psé vijën punë ç’ do t’ na japjën nder.”

 

17

Binden atà; e me fletët gjelbërore

të mëllagës, këmbalke bëjën t’ mirë,

kushdo panxharë mbleth për krahërore,

làkra nga njerì xhesh të bënj skutyrë;

nga njerì me garmillin kokën ruan,

e xunkthe për gjyms’ heje vete gjuan.

 

18

E armatosur gjith’, me faqe t’ mritur,

mit rrin e presjën gjindja e bregun mblojën,

kur te tufa e hyjsìs’ në qiell e thrritur,

i madhi Zefs kshtu mori e hapi gojën:

“I shihni ju ktjè poshtë atà ushtarë,

Qentaurë, madjè, Gjigantësh farë?

 

19

Do t’ vijen shpejt te duart. Sa do t’ vuhen

me mit tek ju? e sa me brethqit shkojën?

‘Thënë, ti je me mit; me tyj po kruhen,

përsé te klishat tote dhe banojën,

te flirat t’ jen përpara kan zakonë:

me dhëmp e hundë t’ lutjën përgjithmonë.”

 

20

Ajò u përgjeq: “Shum’, tate, ke gënjime:

për mua ‘tà te Pisa dreq mënd hijën:

pse te faltoret m’ bëjën mij dëmtime,

elbin më han, kurorët dhe më grijën,

më thithjën vajin: shuar isht hërnari,

e më kan ndytur korën te lartari.

 

21

Por shërbesi çë m’ djek më shumë (e ngjera

çë paguar s’ m’ e kan me ’ta rri zënë)

isht vesta e bardhë e hollë, ç’ un’ e mjera

qëndisur kisha e vet, e m’ e kan ngrënë;

ngrënë e shqerrë aqë fort se copë e ndyrë

duket nanì dhe ish shum’ e dëlirë.

 

22

Më lik se m’ rri gjithmonë rreth prestari

se do punetorìn, më t’ shumtën, ç’ vjetet.

Ai di se s’ kam të holla; por i vrari,

prapa m’ vuhet përdit, e kurr ngë qetet.

Pëlhura çë një grua më kish huar,

më sot u ng’ ja kam pjerr’ as kam paguar.

 

23

Edhé brethqit me kaq, kan bërë t’ nëma;

e shum’ kan vese, shum’ edhé mëkata.

Te kjo jav’a te jatra, te një mbrëma,

mbi mua, mjera u, t’e njihja e pata.

Dërsijtur kisha ndër shkupinjt te sheshi

kshtu si zu’ dita, ngjera çë t’ sosj deshi.

 

24

U shtura sa të fleja edhë një thrime,

kur te vesht nj’ ameshuame çikarrë

më gjëmoj aqë fort se, mëma jime!

ish po menata e u gjum s’ kisha marrë.

Këshilli jim, isht, tesh, të mos shërbejëm,

luftën ja lëm atyre e na e vrejëm.

 

25

Jasht rrëziku të jet te ajò shtrëngesë

ngë mënd një hyj. Besomni mua: gjindja

kur isht e ngroht’ e dhezur s’ ka më besë

neve më shum’ se nj’ sqap, një qen te bindja.”

Athëna foli e t’ lertëvet pëlqeu;

e siu i gjith’ hyjsìs te lufta kceu.

 

KËNGA E TRETË

 

1

Ishën godhët armike mballë mballë

e i thirrmavet të luftës vej ushtimi

mbi gropën e mbi malin tue bër vallë.

Àti këthej ndërment një gjëm’ kushtrimi.

Një mij’ mizare jerdhën me trumbeta

shënjën t’i jipjën luftavet të shkreta.

 

2

I pari Lurinfort, si u shtu përpara,

me shtizën Lipinburrit  mori e i krsiti.

Ngë vdes me kaq, por këmbët si të çara

të ndrequra t’ i mbaj mjerziu ngë priti;

bie e ndërment Bajtorit Delngavëra

kurmin i shpon dhe e dërgon te rëra.

 

3

Kthehet në dhe i nximi e bie spovisur;

por Panxharuqi i egër merr e shtizën

Ngjipkudhit hyn te zëmra mirestisur.

Habuka Shumzëriqin për kërthizën

me nj’ her’ biron e ngjin për dreq te bota:

brethku një thirrmë jep, pra mbet pa nota.

 

4

Hidhëronet ahèr Këndalugiti

e bën be’ t’ ja paguanj e nj’ gur shpie:

e lë e Delngavërën merr te fyti;

por sëposht Lipinburri vjen e i bie

gjithbashk një lënqesì (o pamj’ e vrërë!):

te spllina ja këllet e i hap një vërë.

 

5

Do t’ ve’ Halakra llargu nga luftimi

e shket te vala e jik pa edhé një grisje

e kshtu për ktë i mosgjëit isht dëmtimi;

por nga bregu përposhtë, me atë nisje,

Lipinburrin xarrìs, ç’ gjith’ i përgjakur

zorrët n’ uj derth e i tmerrshëm rri, pa i vakur.

 

6

Skalisidjathin vret pra Kënetori;

por si pà se ish e vij Bironkoleni

Ndenetndërkallmet gjith’ guximin zbori:

mburonjën là e këceu te liqeni.

N’ atë ment Këndauji nj’ pikë i krsisëj

te koka Hakoleut çë ng’e prisëj.

 

7

Me një gur e shtyp e atij nga hunda truri

i derdhet gjith’ e ndyn te ana barin.

Si ndodhjen sheh e zez’ Lipintajuri

me nj’ rrahje t’ rëndë vret Ndenetbajtarin;

por Grimpurriu çë vrejti atë çë kleu,

te një këmbë Erëngjelltorjekap rrëmbeu.

 

8

Nga kodra e gorromìs kshtu te keneta;

zbret me atë e te qafa i rri shtrënguar:

ng’ isht i kënaqur ngjer ç’e nxier nga jeta.

Me kaq Vjeththrime shpejt e kish shpaguar:

te Bajtesiu për dreq me shtizën rrodhi:

brezin i shpoi ndërmest e n’ dhè e hodhi.

 

9

Vetenëbajtat bajtash një grusht mori

e ja dërgoi Vjeththrimit n’ faqe t’ vrërë

e kucer kaq e là se dritën zbori.

Dhizet, lurìn e maqilì të tërë

ndëshkon kur një gurac brethkut i shtie

ç’ i ndan dy këmbë e te një glu i bie.

 

10

Ahèr pa zhurmë qaset Çikarrau

e mundësorit barkun nget me nj’ shpatë.

Bie ai e nën dorës kshtu ç’ e vrau

zorrët derth të gjakosm’ e jep sahatë.

Hagruri si pà ktë, nga dreja zënë,

luftën harron e dhromin merr si i lënë.

 

11

Lodhët, i shklepur, me kopòs, lavosur,

tuke këcyer bregun jik, i ngrati;

vete pa folë, dal’e dalë i sosur,

ngjer çë te nj’ vër’ e bën të fshihet fati.

Tek ai ment Pofrinfaqetit Bukgrija

i krset një lënqësì ç’ i hump te ìja.

 

12

Por tue shklepuar jik brethku mëntfjellë

e me nj’ këcìm te ujët vet’ e zbiret.

Miu, çë sigurt ish se e là pa gjellë,

zbardhet, ngrohet e sipr më kot i viret;

psé Bojpurriu mbretin pà t’ varruar

e tuke rrjedhur vej t’ i jipj dy duar.

 

13

Me shpatën ky plagòs për zglat Bukgrijën,

por gjë s’ i shpon më shum’ se nj’ thrime rrotull.

E t’ ngrohtit mi dhe brethqit përtërijën

luftën ashtù tue rrjedhur rreth e rrotull,

kur një rrufè e papriturë luftore

mbi brethqit t’ mjerë derdhet fort mizore.

 

14

Arru’ Vjethcopa prenci te përzimi,

i math-zëmrje kopil, i lartje derë,

i veçëm kundra brethqëvet e trimi

i denjë i Pusiebukës t’urt’ përherë:

mbi mitë t’ gjith’ m’ i fortë edhé m’ i rrallë

ç’e Arèsit dukej ftet fytyra e gjallë.

 

15

Ky te një shkëmp i bregut lart i vënë

mivet të tij lurìn e bën rraptimë;

burrat pran mbleth, bën be’ e jec tue thënë

se t’ shuanj do brethkosat njatër thrime.

E vërtet mënd t’ e bëj; por Zefsi àti

lipisì për të mjerat njize pati.

 

16

“Mjerët ne”, thot të lertëvet, “ktu s’ luhet:

i bir’ i Pusiebuks, Vjethcopa i parë

të dërgonj gjith’ e tërë do të vuhet

në kordh’ e shtiz’ nanì brethkosen farë,

e mënd t’ e bënj vërtet edhé i vetëm,

por të dërguar ‘Thën’ e Arès na gjetëm.”

 

17

“Po çë” u përgjeq Arèsi, “mendìm pate?

Me gjinde ashtù të bër’ u ngë përzihem.

Kto punë pran ngë jan për mua, tate,

e kur edhé do t’ vuhem pran u mbrihem;

as motra jime mënd, nga qielli e zbritur,

të dalë t’ ket te puna më të rritur.

 

18

Të zbritemi të gjith’ atjè na duan.

Mjaftojën por u thom shëgjetat tote;

shëgjetat tote ç’ jeta e tërë druan,

me t’ cilat hodh’ Enqèladhin, Zotrote,

e përbindshat e tij: mbi tufën dhezi

të t’ rreptvet mi dhe vren se i shuhet brezi.”

 

19

Tha; Zefsi jep thelimë e zë shëgjetën:

gjëmën lëshon sa t’ tundënj  në të zënë

e t’ shkulënj me fuqì nga thithet jetën;

pran rrufèn rrotullòn tmerisht si i lënë;

e heth: e kle te nj’ ment gjith’ ajò arë

e plot’ me xhurm’ e frik’ e dridhm’ të parë.

 

20

Por mit çë s’ mënd me ligjë a fre të mbahen,

pak më pas prap këthehen e si e dalë

fiken armiqtë njize e t’ ikur ndahen.

Por Zefsi t’ i shpëtoj deshi pa fjalë

e gjinde, ashtù si e tha, dërgoi n’ shoqatë

sa t’ kuturisj të mundurën armatë.

 

21

Erdhi kafshash një lloj shum’ i tmeruar,

mbi të tjerët të that’ e t’ ashtët fisin;

syt mbi krahrorin mbajën, dej për duar,

për natyrë t’ shkëlqyeshëm kurrisin;

thonj të pjerrë, tet’ këmb’, dy krera prurën,

t’ecur të shtrëmbër ashti e bër’ likurën.

 

22

Gërthje jan thën’: e ktu te lufta e ndyrë

e shtrëmbra tufë edhé ngë kish arrënë,

kur vuhet ndërmest mivet e tue grirë

merr çan shqierr e shtip. Dhe ngë kish zënë,

se shih! mundsori zbyer: brethku e shtin

e ngaha ikte, atà ndjek e lurìn.

 

23

Çdo armë nkrahë gërthjevet po çahej;

bën maqilì dhe dëm më par’ se t’ ngrisej,

psé nga kafshìm ish bisht ish këmb’ çë ndahej.

E Dielli nga pak zëj fill e nisej,

kur tufa e mivet mori e brënda u pruar:

e gjith’ te nj’ ditë lufta kle mbaruar.


RELATED POST

Your email address will not be published. Required fields are marked *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.