READING

Francis COMBES – POEZI

Francis COMBES – POEZI

 

FOTO GRUAJE NË PERËNDIM

 

E bukur, elegante,

përjetë e re, aktive,

moderne, inteligjente,

sportive, e qeshur,

e pavarur, emocionuese, e lakmuar,

përjetë e lirë, e hareshme,

imazhi i gruas perëndimore është i bukur në çdo detaj.

Po fotografia s’e arrin dot,

më e bukur veshur se nudo.

Aventura e kënaq atë,

e trondit, e gënjen, e argëton.

Imazhi i gruas!

Atë mund ta dëshirosh, dhe ta adhurosh nëse do.

Fotoja dhe mund të rregullohet e t’ju inkurajojë gjithashtu,

por e pamundur të përdoret.

Fotografitë nuk japin kënaqësi,

as turp nuk kanë.

Ato nuk kanë guxim të vërtetë,

as kurajë.

Imazhet mund të flasin, por nuk mendojnë.

Fotografitë nuk kanë probleme,

nuk planifikojnë.

As që ëndërrojnë,

apo dhe të luftojnë.

Ato janë gjithmonë të mençura.

Por unë që jetoj në botën perëndimore,

ku sundojnë imazhet,

e njoh një grua

(së paku një)

e cila nuk është foto.

 

 

ZEMRA E NGRIRË

 

Zemrën ta kam “kyçur”

Në dhomën tënde frigoriferike.

Për ta mbrojtur

Nga temperaturat e ndryshueshme, bakteret,

Nga sëmundjet, aventurat dhe aksidentet.

Pra, mund të mbetesh përjetë e re

Për ditën kur më në fund të të nevojitet.

Megjithatë Ruaje Ditën E plakjes.

 

ËSHTË E NEVOJSHME QË ÇDO GJË TË KRIJOHET, KOMB (APO MË SHUMË)

 

Për fat të mirë, ekzistojnë njerëz që

dinë të bëjnë në jetë punë tjetër,

në vend të të shkruarit poezi.

Për fat të mirë, ka fshatarë që mbjellin grurë,

prodhojnë perime, mish,vezë, qumësht.

Për fat të mirë, ka peshkatarë dhe detarë, mekanikë e aviatorë.

Për fat të mirë ekzistojnë punëtorë që prodhojnë automobila,

avionë, kafebërës e larës makinash.

Për fat të mirë, ka mekanikë që riparojnë.

Për fat të mirë, ekzistojnë muratorë e arkitektë

që ndërtojnë shtëpi, rrugë, tunele dhe ura.

Për fat të mirë, ka infermierë, doktorë, mësues,

apo dentistë që kujdesen

për të shëndetshmit dhe të sëmurët.

Për fat të mirë që ka kuzhinierë,

parukierë, shoferë, hotelierë, bankierë, psikologë,

si dhe gazetarë, madje dhe policë (për çdo rast).

Për fat të mirë ekzistojnë pastruesit,

amvisat dhe kopshtarët.

Për fat të mirë që ka piktorë,

inxhinierë dhe matematicienë.

Për fat të mirë, ka njerëz që dinë të bëjnë në jetë punë tjetër,

në vend që të shkruajnë poezi.

Dhe për fat të mirë që të gjithë këta kanë të drejtë

ta duan, shkruajnë dhe lexojnë poezinë.

 

 

LIRIA E PËLLUMBAVE

 

Në kohë të lashta, Perandori,

në vigjilje të festimeve për Vitin e Ri,

për të treguar mëshirën dhe bujarinë e tij,

organizonte një ritual,

duke lëshuar tufa të mëdha pëllumbash.

Për Festivalin e çlirimit të shpendëve,

për javë të tëra fshatarët e vendit

duhej t’i kapnin ata

e t’i çonin në Pallatin Perandorak.

Gjatë grumbullimit, shumë prej tyre vdiqën,

sepse në atë kohë

liria ishte shumë e shtrenjtë për pëllumbat.

 

Përktheu: Çlirim Qormemeti


RELATED POST

Your email address will not be published. Required fields are marked *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.