Si e ndihmoi letërsia presidentin amerikan në detyrë: Një situatë utopike. Letërsia që na vjen në ndihmë për të kuptuar realitetin e secilit prej nesh
Odile Heynders
The New York Times publikoi më 16 janar 2017 një intervistë të Michiko Kakutani me Barak Obamën duke zbuluar sesi ish-presidenti mbijetoi tetë vitet e Shtëpisë së Bardhë përmes leximit të librave. Për Obamën, romanet dhe memuaret ishin burim idesh dhe frymëzimi, duke i dhënë atij një vlerësim të ripërtërirë për kompleksitetin dhe ambiguitetin e qenies njerëzore. Leximi i mundësoi atij ruajtjen e ekuilibrit, ecjen graduale dhe mbajtjen e perspektivës. Leximi i mundësoi aftësinë për të hyrë brenda në lëkurën e çdokujt tjetër.
Shumë teoricientë letrarë dhe filozofë e kanë nënvizuar këtë fuqi të letërsisë; romanet, esetë, poezia, memuaret mund ta bëjnë çdokënd një “qytetar të botës” dhe t’i japin atij një perspektivë etike (Martha C. Nussbaum); letërsia të ofron pranim, njohje sociale dhe tronditje (Rita Felski); dhe ajo promovon solidaritet njerëzor përmes përdorimit të ironisë dhe duke pasqyruar rastësitë (Richard Rorty). Por, ajo çfarë na dëshmon Obama, dhe që sigurisht, çfarë shkon përtej atyre që pretendojnë teoricistët, është se leximi ofron njohje praktike, të tilla si në rastin e leximit të shkrimeve të Lincolni-t, Martin Luther King apo Gandit, në të cilat Obama gjeti diçka që ishte “ndihmesë e veçantë. Ashtu siç ai shpjegon, ndonjëherë ju duhet të lloj hovi përgjatë historisë për të gjetur njerëz të cilët janë ndjerë ngjashmërisht të izoluar dhe që ajo përvojë ka qenë e dobishme.
Po çfarë ka lexuar më tepër Obama në këto tetë vite në zyrë? Romane nga Marilynne Robinson, duke e lidhur atë emocionalisht me njerëzit që ai takoi gjatë fushatës së vitit 2008 në Iowa; për gjyshërit e tij dhe vlerat e qytetit të vogël, të punës së rëndë, ndershmërisë dhe përultësisë. Një epikë fanta-shkencore të autorit kinez Liu Cixin, e cila solli probleme ditë pas dite me Kongresin që u duk një çështje kaq e vogël. Dhe, “Hekurudha nëntokësore” e Colson Whitehead, duke ofruar një perspektivë surreale mbi skllavërinë. Ajo çfarë ishte tek Whitehead, dhe tek katër romancierët e tjerë bashkëkohorë, – Zadie Smith, Dave Eggers, Junot Diaz dhe Barbara Kingsolve, – bëri të ishin të ftuar për një drekë në Shtëpinë e Bardhë në javën e fundit në detyrë të Obamës.
Ashtu siç konkludon Kakutani, në mjedisin e sotëm të polarizuar, ku internet iu ka mundësuar njerëzve të humbasinë gjithnjë e më shumë në fluskat e virtualitetin e tij, sheh tek romanet një lloj ure që mund të zhvendosë ndarjet e zakondhme dhe mund të zbulojë të vërteta të nëndheshme të asaj që ne flasim për çdo ditë.
Çuditërisht, asnjë nga leximet e Obamës nuk është fokusuar në Europë dhe, me sa duket, tani nuk ka marrë romane apo memuare të shkruara për pjesën e botës tonë. Ajo që është e rëndësishme është se në literaturën e tanishme europiane mund të gjejmë disa mendime dhe përvoja praktike, si dhe analiza provokuese të botës së ndërlikuar globale, digjitale, dhe neoliberale, në të cilën po jetojmë. Bazuar në këtë vëzhgim, unë do të sugjeroja këtë listë shtesë leximi për ish-presidentin:
Gazmend Kapllani, Ditar i shkurtër kufijsh (2009).
Një vështrim tronditës i jetës së një ish-emigranti, që udhëtoi nga Shqipëria në Greqi dhe Gjermani. Duke treguar se çfarë do të thotë të kesh një “pasaportë të keqe”.
Rafael Chirbes, Crematorio (2009); që përshkruan një botë të frymëzuar nga Spanja e konsumerizmit, politikanët populistë dhe jo efektivë, zhvilluesit dhe humbësit e pasurive të paluajtshme (peshkatarët dhe fshatarët e zakonshëm).
Houellebecq; “Nënshtrimi”, duke demonstruar një skenar cinik për Francën e vitin 2020, ku do të zgjidhet presidenti i parë musliman dhe akademikët do të pranojnë rregullat e reja pa parime.
Sandro Veronesi, “Toka të rralla” (2015), për jetën e përditshme të një njeriu të zakonshëm në Romë, i cili në 24 orë humbet karrierën e tij, perspektivën dhe parimet.
Dhe më në fund, romanin mahnitës “Gehen Ging Gegangen” të Jenny Erpenbeck (2015), një roman për një njeri të zakonshëm, i cili fillon të merret praktikisht me emigrantët, duke i takuar, duke folur me ta dhe duke i ftuar ata të qëndrojnë në shtëpinë e tij.
Një kryetar shteti duke mbajtur ekuilibrin përmes leximit të letërsisë, në shkurtin e vitit 2017 të duket në një situatë utopike. Mendim dëshirues. Nacialistët e rinj, proteksionistët dhe presidenti populist amerikan mbase lexojnë vetëm raporte biznesi, sondazhe dhe përgjigje për mesazhet e twiterit të tij. Por, për të mbajtur në mend hirin, empatinë dhe elokuencën, le të lexojmë si Barak Obama dhe ta kuptojmë se në fund të fundit, secili prej nesh do të jetë emigrant, i pajisur me një leje qëndrimi të përkohshme në këtë tokë (Kaplan 157).
Artikulli u publikua tek revista Diggit Magazine. Titulli është redaksional
*Autorja është drejtuese e departamentit të Studimeve Kulturore, profesoreshë e Letërsisë së Krahasuar në Unviersitetin e Tilburg, Hollandë
NO COMMENT