Arti është një përvojë, jo formulim i një problemi.
Lindsay Anderson
Arti është si një fryt që rritet te njeriu, njësoj si fryti te pema ose si fëmija në mitrën e nënës.
Jean Arp
Dallimi kryesor i artistit është që të kultivojë me forcë atë gjendje që shumica e njerëzve e shmangin: gjendjen e të qenit vetëm.
James Baldwin
Gabimi i parë i Artit është të pranuarit e tij si gjë serioze.
Lester Bangs
Pasioni i çmendur për artin është një sëmundje e tillë që shkatërron gjithçka tjetër.
Charles Baudelaire
Askush nuk duhet të lidhë marrëveshje serioze me një artist.
Ludwig Van Beethoven
Çfarë është arti, përveçse një mënyre të pari?
Thomas Berger
Arti dhe filozofia janë burimi i të gjitha njohjeve.
Adolf Berle
Arti më i lartë është gjithmonë më religjiozi, ndërsa artisti më i madh është gjithmonë më i përkushtuari.
Profesor Blackie
Funksioni i artit është që të bëjë të kuptueshme atë që nuk shprehet në formën e argumentit.
Constantin Brancusi
Arti është i rrezikshëm. Ai është njëri prej tundimeve: kur pushon së qeni i rrezikshëm, nuk e doni më atë.
Anthony Burgess
Përsosja artistike, më shumë se çdo gjë tjetër është një rafinim i sensit të së vërtetës. Besimi i marrë e merr lehtë si të vërtetë: vetëm artisti, artisti i madh, e di se sa e vështirë është.
Willa Cather
Me një mollë do ta çudis Parisin.
Paul Cezanne
Kur mbaroj një pikturë, e mbaj pranë disa objekteve natyrale – një guri, një luleje, një dege peme apo dorës sime – si një lloj prove përfundimtare. Nëse piktura rri mirë pranë një objekti që nuk është bërë nga njeriu, atëherë piktura është autentike. Nëse nuk shkon diçka, arti s’është i arrirë.
Marc Chagall
Artisti krijues duket se është e vetmja qenie njerëzore që nuk mund ta takoni në një tokë asnjanëse. Takohet vetëm si artist. Ai nuk sheh asgjë objektivisht, sepse gjithmonë është egoja e tij prioriteti i çdo pikture.
Raymond Chandler
Temperamenti artistik është sëmundje që godet amatorët. Artistët e një vitaliteti plot dëshira e të shëndetshëm e çlirojnë lehtësisht artin e tyre, si një frymëmarrje. Vetëm te artistët e një force të pakët puna bëhet një trysni dhe prodhon një vuajtje të caktuar që është quajtur temperamenti artistik.
Gilbert K. Chesterton
Arti modern është ajo çfarë ndodh kur piktorët ndalojnë se shikuari vajzat dhe bindin veten se kanë një ide më të mirë.
Jon Ciardi
Artisti është njeri i veprimit, nëse krijon një personalitet, shpik një mjet apo zbulon problemin e një situate të ndërlikuar.
Joseph Conrad
Çdo vepër që aspiron, sado përvuajtur, te kushti i artit, duhet ta mbartë justifikimin te çdo rresht.
Joseph Conrad
Ka vetëm një dallim midis meje dhe një të çmenduri: unë nuk jam i çmendur.
Salvador Dali
S’është as e lehtë, as e pamundshme.
Salvador Dali
Artistët që kërkojnë përsosjen në çdo gjë, janë ata që nuk mund ta arrijnë atë në asgjë.
Eugene Delacroix
Arti është orgjia më pasionante brenda njeriut.
Jean Bubuffet
Progresi i artistit është një vetësakrifikim i vazhdueshëm, një fshirje e vazhdueshme e personalitetit.
Thomas Stearns Eliot
Arti nuk përparon kurrë, por materiali i tij nuk është kurrë i njëjti.
Thomas Stearns Eliot
Arti dhe shpikjet e secilës kohë janë vetëm kostumi i saj, ato nuk i bëjnë njerëzit më të fortë.
Ralph Waldo Emerson
Poezia e vërtetë është mendja e poetit.
Ralph Waldo Emerson
Moderniteti i vazhdueshëm është masa e vlerës së vërtetë të çdo arti.
Ralph Waldo Emerson
Artisti është një krijesë e udhëhequr nga demonët. Ai nuk e di pse e kanë zgjedhur atë dhe zakonisht është aq i zënë për ta pyetur veten.
William Faulkner
Unë nuk dua që jeta të imitojë artin. Dua që jeta të jetë art.
Carrie Fisher
Në art, si në dashuri, instinkti është i mjaftueshëm.
Anatole France
Arti është ose plagjiaturë ose revolucion.
Paul Gauguin
Historia e artit modern është gjithashtu historia e humbjes progresive të audiencës së artit. Arti i ka përshtatur gjithnjë e më shumë punën e artistit dhe hutimin e publikut.
Henry Geldzahler
I vetmi art që më përshtatet është ai që, duke u ngritur nga shqetësimi, priret drejt kthjelltësisë.
Andre Gide
Arti na tërheq prej zbulimit që i bën shumë të fshehtave tona.
Jean-Luc Godard
Problemi më i madh i çdo arti është që prej përdorimit të dukjes të krijojë një realitet më të lartë.
Johann Volfgang Von Goethe
Arti është i gjatë, jeta është e shkurtër, gjykimi i vështirë, shansi i përkohshëm.
Johann Volfgang Von Goethe
E vërtetë e njohur: thuhet me siguri që një pikturë e cila jep një përshtypje morali është një pikturë e keqe.
Edmond dhe Jules de Goncour
Arti është kaq mrekullisht irracional, kaq i pakuptimtë, por dhe i nevojshëm në të njëjtën kohë. I pakuptimtë dhe megjithatë i nevojshëm, sa është e vështirë ta kuptojë një puritan.
Gunther Grass
Arti është një realitet, jo një përcaktim; meqenëse i qaset një realiteti, ai i qaset perfeksionit dhe meqenëse i qaset një përcaktimi të thjeshtë, ai është i papërsosur dhe i pavërtetë.
Beniamin Haydon
Piktura është poezi pa fjalë.
Horace
Një vepër arti mbi të gjitha është një aventurë e mendjes.
Eugene Ionesco
Në momentin që mashtroni për hir të së bukurës, ta dini që jeni një artist.
Max Jacob
Është arti që e bën jetën, interesante dhe të rëndësishme, dhe unë e di që nuk mund të zëvendësohet për shkak të forcës dhe bukurisë së këtij procesi.
Henry James
Arti është prirja njerëzore e shkasit të ndjeshëm dhe të kuptueshëm për një përfundim estetik.
James Joyce
Papërgjegjshmëria është pjesë e kënaqësisë së të gjithë artit; ajo është pjesa që shkollat nuk mund ta njohin.
Pauline Kael
Arti nuk riprodhon të dukshmen; më fort, ai e bën të dukshme.
Paul Klee
Sa më e tmerrshme bëhet kjo botë, aq më abstrakt bëhet arti.
Paul Klee
Cilatdo qofshin ndjenjat vetjake të artistit, sapo ai mbush një pjesë të telajos apo e përmbyll atë, bëhet historik. Ai vepron nga apo mbi artistët e tjerë.
Willem De Koonig
Arti është mishërim i ndjenjës.
Suzane K. Langer
Një udhëtar i mirë nuk ka plane të caktuara dhe synime se ku do të arrijë. Një artist i mirë e lë intuitën ta çojë ku do ajo.
Lao-Tzu
Nuk ka gjë më të vështirë për një piktor se sa të pikturojë një trëndafil, sepse para se ta bëjë këtë, ai duhet të harrojë të gjithë trëndafilat që janë pikturuar ndonjëherë.
Henry Matisse
Karikatura është e vërteta e ashpër.
George Meredith
Arti nuk mëson asgjë, përveç domethënies së jetës.
Henry Miller
Të flasësh për moral në art është si të flasësh për legjislacion në seks. Arti është seksi i imagjinatës.
George Jean Nathan
Kemi artin për të mos vdekur nga e vërteta.
Friedrich Nietzsche
Artisti i përket veprës, jo vepra artistit.
Novalis
Ajo që e dallon artin modern nga arti i epokave të tjera, është kriticizmi.
Octavio Paz
Kudo që shfaqet arti, zhduket jeta.
Francis Picabia
Përmes artit shprehin konceptin tonë për atë që natyra nuk është.
Pablo Picasso
Arti pastron nga shpirti pluhurin e jetës së përditshme.
Pablo Picasso
Arti është një gënjeshtër që na ndihmon të kuptojmë të vërtetën.
Pablo Picasso
Po fillova të përkufizoj artin, do të shqyrtoja riprodhimin e asaj që ndjesitë perceptojnë në natyrë nëpërmjet vellos së shpirtit. Imitimi i thjeshtë, megjithatë i saktë, i asaj që është në natyrë, i jep të drejtë njeriut të ketë emrin e shenjtë të artistit.
Edgar Allan Poe
E vetmja gjë që nuk duhet të bëni, është të mendoni se kur një gjë shkon keq me artet, ajo shkon VETËM me to.
Ezra Pound
Arti është një gjë private, artisti e bën atë për vete; një vepër e kuptueshme është prodhim i një gazetari. Neve na duhen vepra të forta, të çiltra, të sakta dhe gjithmonë përtej kuptueshmërisë.
Tristan Tzara
Jo në jetë, por në art duhet të kërkohet vetëpërmbushja.
George E. Woodberry
Artisti duhet të përfytyrojë me pasion të ndezur, por të realizojë me gjak të ftohtë.
Winkelmann
Në çastin kur mendoni se keni arritur të kuptoni një vepër arti, ajo ka vdekur për ju.
Robert Wilson
I gjithë arti është i padobishëm.
Oscar Wilde
Nuk ka gjëra të tilla si libër i moralshëm dhe libër i pamoralshëm. Librat ose janë të shkruar mirë, ose janë të shkruar keq. Kjo është e gjitha.
Oscar Wilde
Jeta morale e njeriut shndërrohet në lëndë për artistin, por moraliteti i artit konsiston në përdorim perfekt të një gjendjeje (mjeti) jo perfekte. Artistët nuk dëshirojnë të vërtetojnë asgjë. Vetëm gjërat që janë të vërteta mund të provohen.
Oscar Wilde
Nga pikëpamja e formës, modeli i të gjithë arteve është arti i muzikës.
Oscar Wilde
Të gjithë artet janë njëherazi syprinë (sipërfaqe) dhe simbol. Ata që kërkojnë nën sipërfaqe veprojnë kështu nën përgjegjësinë e tyre. Ata që lexojnë simbolin lexojnë kështu nën përgjegjësinë e tyre
Oscar Wilde
Është spektatori, dhe jo jeta, pasqyra në të cilën shihet arti.
Oscar Wilde
Larmia e opinioneve rreth një vepre arti tregon që vepra është e re, komplekse dhe vitale.
Oscar Wilde
Kur kritikët kundërshtojnë artistin, ata janë në akord me veten.
Oscar Wilde
Në kundërshtim me besimin e përgjithshëm, një artist nuk është kurrë përpara kohës së vet, por shumica e njerëzve janë pas tij.
Edward Varese
Arti i vërtetë është përbuzja e një njeriu të madh për atë që nuk është art.
Anonim
Vitaliteti i një lëvizjeje të re në art matet nga vrulli që ajo ngre.
Logan Pearsall Smith
Arti përpiqet të ruajë atë që është në ekzistencë, duke e rikrijuar në përjetësi.
George Santayana
Unë zgjedh një bllok mermeri dhe heq prej tij pjesët e panevojshme.
Auguste Rodin
Një vepër arti që përmban teori, është si një objekt të cilit i është hequr etiketa e vet.
Marcel Proust
Arti i vërtetë, sado imoral, është tërësisht një gjë e virtytshme. Arti i vërtetë nuk mund të jetë imoral. Me art të vërtetë unë kuptoj artin që prodhon dëshmi të vërtetë, kuptoj artin që është më i përpikti.
Ezra Pound
Përgatitën:
V.O. dhe G. K.
Sera
3 February
Arti esht misherimi i jetes e pazbuluara qe qendron nen hije dhe hapi i nje bote iluzionare