Albert Gjoka
Kujtimet
Atëherë
Gjithçka
Ishte
E bukur
Tani vdiqa
Miku im
Pardje
Miku im më tha:
Nga një pikë në një drejtëz
hiqet një pingule
dhe vetëm një
Edhe dje
Edhe sot
Pingulja arsyeshëm vrau mendjen time
U tërbova.
Brita.
Shporru armiku im!
Kaos
Tash mijëra vjet
Dallgët përplasen tërbushëm
Mbi shkambinj
Pa trajtë
Pa ritëm
Se di ç’kërkoj!?
Anti-sizif
U lodha në luftra përpjekjesh
Mendime të gjata sizif-racional
Pa dalë fitimtar
As i humbur.
Lavjerrës ore
I tretur larg
I pangopur symendje
Kam nevojë të shoh detin e pafund
Të kënaqem me syprinën rrëzëllitëse
Të shoh diçka të bukur-fantazëm
Të kuptoj pafuqishmërinë time.
Ndajkohë
Njëherë e një kohë
Humb mes varresh
Atypëraty
Tani
Flakë jetoj dëshirën përgjithmonë
Nesër …
Së shpejti do ta di
Se po varros vetveten
Pakngapak
Ditëpërditë.
Koha
Qeni leh
Nga larg
Ngjitur
Në ikje
Leh qeni
Në ardhje-ikjen time
Duke më kafshuar dhimbjet
Pavdekësia
Tramvajet plot
Vijnë
Zbrazur-mbushur
Mbushur-zbarzur
Shkojnë duke nxjerrë jashtëqitje blozë
Unë nuk hipi-zbrez
Nuk i desha kurrë stacionet
Jetoj
Dikur
Është vdekje
Më vonë
Është vetvrasje e fatit
Më lër
Tani vetja ime të jetoj
Pa i ndarë sytë nga këmbët
Çast
E dashur
Në ëndrrën që pashë mbrëmë
Ai e puthi
Atë në buzë
Ty të çeli një lulkuqe
Grafullova
Erdhi nata
Më thanë se diku atje
Binte dielli në trajtë rubinësh
Zgjata dorën
Dhuratë t’ia bëja asaj
Erdhi nata
Këto poezi janë krijuar në periudhën 1997-1998
NO COMMENT