Haiku klasik

 

Matsuo BASHO (1644–1694)

12 HAIKU

Vjeshtë e thellë –
po fqinji vallë
si jeton?

* * *

Hënë vjeshte –
gjithë natën u enda
rreth pellgut

* * *

Herë pas here retë
u falin një çast pushimi
atyre që soditin hënën

* * *

Mëllagën
buzë rrugës
e hëngri kali

* * *

E ngrirë
poshtë kalit
hija ime

* * *

Bilbili
mes bambuve të reja
këndon pleqërinë

* * *

Pas çdo shkulmi ere
flutura ndërron vend
mbi shelg

* * *

Fshat i vjetër –
s’ka shtëpi
pa hurma

* * *

Heshtje –
klithma e gjinkallave
gërryen shkëmbinjtë

* * *

Shkreptimë –
britma e gatës
përshkon terrin

* * *

Në Kioto
duke ëndërruar Kioton –
qyqja

* * *

Qyqja –
sakaq mjeshtri i haikut
i lë shëndenë botës

 

 

 

Kobayashi ISSA (1763 – 1828)

12 HAIKU

Mos qani, insekte!
Kalimtarë janë
edhe yjet.

* * *

Luzma mizash.
Ç’kërkojnë vallë
mbi këto duar me rrudha?

* * *

Aty ku ka njerëz
do gjenden gjithmonë
miza dhe buda.

* * *

Mos e përbuzni
mizën
që më hyri në shtëpi.

* * *

Tani që po dal
mund të bëni dashuri
ju, mizat e shtëpisë.

* * *

Në këtë botë
duhet të fitojnë bukën e gojës
edhe fluturat.

* * *

Të pasqyruara
në sytë e pilivesës,
malet.

* * *

Kanë çelur kumbullat,
bilbili këndon,
por unë jam vetëm.

* * *

Këtë rrugë
s’e merr më askush.
Pasdite vjeshte.

* * *

Në këtë botë
ne ecim mbi çatinë e ferrit
duke soditur lulet.

* * *

Zogu
lan këmbët e përbaltura
në lulet e kumbullës.

* * *

Ende nuk kam
asnjë vend ku të vë kokën
këtë fillimvjeshte.

 

Përkthyer nga Alket Çani


RELATED POST

Your email address will not be published. Required fields are marked *