POETI I DITËS – ZEF DEL GAUDIO

ZEF DEL GAUDIO (1921 –

 

Shtrohet nata e zezë

 

Shtrohet nata e zezë

sipër këtij katundi dalë e dalë;

vjen qetu qetu ka malet

e zgjon errësitë e gjumëme

çë të shehura rrijin te përroi.

Gjumin ka mbjellë brënda shpivet,

ka prishur për qiellin yjtë

çë nani, të bukur, skëlqenjin.

Nëng gjegjet një fjalë,

nëng shihet mosnjë.

Vet lumi gjegjet:

ky lum çë gurgullon

ndërmes gurëvet

ç’i ha kute rrjedhur.

Si ky lum, moti shkon;

e si lumi ha gurët,

ashtu gjithë njerëzit moti,

njer ç’i la pa fuqi

me kujtimesh te zëmra një barrë.

 

 

Kur te dimri era sulet

 

Kur te dimri era sulet

kundër pirgut e me re të zeza

nxihet qiella,

më pëlqen ndanë vatrës të mënoj

e të vërej shkëndijat e shkëlqyema

çë përzëhen, përzëhen e biren.

Ndë mbylli sytë,

nxitu përpara mua

më përhapet moti i trimërisë

e kërkoj të zëj ëndrrat e vjetra

pse i ringjallur ndihem.

Sytë posa hapi,

dukja e bukur më lë…

kundër natës çë vjen e ftohtë, e zezë,

sulet era nani;

dhe te vatra edhe përzëhen, përzëhen

e si ëndrrat, biren nxitu.


RELATED POST

Your email address will not be published.