GIUSEPPE SCHIRO DI MAGGIO (1944 –
MBRËMNET
Jo më gazment
mbi hijet mbrëmësore.
Vjerrja e kohës
sjell ndjesira
të paduruashme
e një mendim
të sosuri.
Qielli
zgjesh ngjyrat
çë s’i kan hije
liturgjis së martesës
me trishtimin.
Nga Mas Rushi Arbëresh
(Mjeshtër Gjergjërushi)
5
Unë qeshë
farkëtar e nallban.
Më pëlqente ta zbutja hekurin
e t’i jepja trajtë e fuqi.
Hekurin e ri e desha:
më ngjante.
Tani jemi të zbutur të dy
nga koha e nga ndryshku.
Retë gjysmë mali
kanë ngrënë.
Kohë e ndërrueshme.
11
I rashë mëngjesit
me kudhër më parë
se lajmin ta jepte
kambana.
I rashë mesditës diellore
e goditjet e mbrëmjes
rraha
në hekur tingëllues
sikur t’ishte gazmore puna
e freskues zjarri
i farkës.
Muzikën time shënova
në hekur
e jetën time.
Në një kordele liqeni
sonte hëna kridhet
metal i ftohtë
pa përcëllime.
Në tejdukshmëri
peri i tymit të pipës
kundër natës
që shkon përpara.
25
E pastaj do të vdesë
në kafaz kanarina
e mas Nastasit
që pa dritën e diellit
e kërceu tërë jetën
pa mendime
por pa liri.
Ashtu në kafazin e kohës
ne rrimë.
E pamë diellin, hënën,
bukurinë e reve
dhe ngjeruam ajrin e frymëmarrjes
e disa herë lirinë.
Patëm ndjenja të forta.
E pimë duhan
gjer te ora
e prishjes së kafazit
kur era fryu më e fortë
e na fshiu mendimet.
NO COMMENT