2 poezi – Virgilio Giotti

 

VIRGILIO GIOTTI (1885-1957)

 

RRUGA

 

Vërej një rrugë në timin qytet

të cilën mijëra herë e shkela

e kurrë s’më ngjan ta kem njohur.

Fasada verdhane, disa shitore

një Bar, makina e pak kalimtarë.

Si jeta jonë, po: e parë,

tashmë e sosur: e kurrë e njohur.

 

 

GRUA PLAKË

 

Në shtratin e errët e shtrirë, po pak syhapur,

e ndjen frymën e burrit që fle i qetë.

Tashmë edhe ai i plakur.

Mendon: sa bukur t’ia ndjesh pranë

frymën, nuk je vetëm në jetë.

Mendon: i frikshëm terri, se vdekja

mbase është vajtje në terrin paanë.

Kështu mendon: e ndjen ende

të qetën frymë, e s’ka frikë

as terrin, as jetën, madje

as vdekjen: atë q’i mbërrin të gjithë.

 

përkth. G.K.


RELATED POST

Your email address will not be published. Required fields are marked *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.