2 poezi – Jorie Graham

Jorie Graham

JORIE GRAHAM (1951)

 

NJË PUPËL PËR VOLTAIRE

 

Zogu është alfabet, flatron

mbi ne, kap,

sa mundet kap,

një tufë,

një avion udhëtarësh.

Disa kurrë nuk prekin tokën.

 

Secili flatrim është një hark që qiellin godet,

tendos qiellin.

Dhe fjalët e vogla i bëjmë me to, puplat e thjeshta, rënë

për ne të na mbështjellin,

ulen e ulen,

një koracë e lëvizshme.

 

Pupla, pupla të këtij mëngjesi ku rritet kopshti juaj

që flatron mbi erën, duke thënë

çfarë s’ruhet

kurrë mbi tokë

është më e mira.

Një njeri plot me fjalë

 

është një kopsht me fara

dhe kur farat rriten,

një kopsht me borë,

një gjerdan gjurmash: është këtu, ndoshta, qyqja ime e borës.

Kush e hapërdau?

 

Unë, tha trumcaku,

me nevojën time, harkun e saj. Kështu këtu jam, pa marrë leje, vetëm,

në këtë komb prej kthimesh

që s’ia vura qëllim vetes

megjithatë më ra për hise.

Një pupël,

shqitur nga trupi apo gjetur mbi borë

 

mund të ngjyhet në bojë

të shkruajë fjalë: zotërim, dielli. Një pupël

mund të ngopet me boje

duke ardhur prej kaq larg, duke ikë kaq larg – livadh;

së koti, merre me mend

dhimbjen

 

dhe kur të ikë, s’është asgjë

 

dhe ky është çelësi i mbretërisë

 

 

 

LEXIMI I PLATONIT

 

Kjo është historia

e një rrene

të shkëlqyer, çfarë

rrëshqet nëpër gishta të mi,

gishtat tuaj. Është dimër,

është tej

 

brenda harkjetës

së njeriut.

Kokëjashtë, me

këmishë të pistë,

pa fjalë, miku im

po bën

 

ngasje, hobi i tij. Miza

shumë të vogla

i punon me darë

dhe lente.

Ato duhet të jenë

fort të besueshme

 

ato janë të vërteta – të brirshme,

antenore,

të shpejta dhe tërë tërbim

si diçka

që mbytet. Zemra

i godet rreptë

 

në dorë. Po i

verbohet

e kush do ta ndjejë

në kopshtin e tij

të vogël? U jep kuptim

prej qimeje

 

qimeje dreri, që nga papesha

vihet në veprim.

Vdekje e kryer, pamje e kryer,

kjo është

ideja e mirë e tij, çfarë i nget

ditët e marra

 

në tufë. Më mirë se sa kujtesë. Më mirë

se sa dashuri.

Dikur janë bërë, një grep

nën secilën palë

krahësh, dhe kemi Pranverë,

ndërsa njerëzit

 

çajnë shtratin e lumit

deri poshtë. Sipër,

yjet lidhin lehtas

kafshët e tyre të uritura.

Së shpejti do ndihen të përmbushura

dhe ikin. Ndërkaq

 

mbi lum, poshtë lumi, përfytyroje,

e shpejtë në ajër,

në mish e kocka,

në mizërinë

blu, dija jonë

për hovjet e hijshme

 

prej dreri lehtas përshkon

sipërfaqen.

E mbajtur mend, e pa mbajtur mend,

fundi i fundit

ajo gjallon. Përfytyroje

trupin

 

ishin dikur

njësi,

këto njerëz përgjatë brigjesh

plot blerim,

që përpiqen me ia hedhë

dhe botë

 

natyrore thirren

 

përk. g. krasniqi


RELATED POST

Your email address will not be published. Required fields are marked *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.